ALPHA WEB BUSINESS

Alpha Web eshte nje program per financat dhe kontabilitetin e firmave i përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf-të etj. Ai mund te perdoret nga te gjithe: Administratoret, Ekspertet Kontabel, Kontabilistet e Miratuar, Ekonomistet e firmave dhe ata te cilet studiojne ose kane perfunduar studimet.

Kontabiliteti i biznesit duke perdorur Alpha Web eshte i mundur nepermjet mesimit te softwerit online ose ne zyre.

Njohurite per programin, kontabilitetin dhe fiskalitetet kombinohen shume mire ne trajnimet per Alpha Web. Shpenzoni  disa jave duke u trajnuar per programin financiar dhe kontabel Alpha Web dhe do te filloni te beni pjese ne profesionistet e suksesshem.

KURSE ONLINE DHE ZYRE

SOFTWARE+KONTABILITET+FISKALITETE

Programi i Kursit per Programin Alpha Web Business.

Kliko ketu…

NIVELET E KURSEVE:

NIVELI  A1, NIVEL  BAZË  *

Në përfundim të Kursit për Alpha WEB të nivelit A1, do të jeni në gjendje të përdorni një software financiar ku të arrini ta organizoni bilancin fillestar te subjektit (i cili eshte dorezuar ne vitin paraardhes ne QKB) si edhe të rregjistroni veprimet e përditëshme në aktivitet. Secili prej jush do të mund të rregjistroj veprimet si blerjet,shitjet, arkat,bankat si edhe të mbani marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët. Raportet e gjendjeve përkatëse në magazinat,situacionet e klienteve, furnitoreve,arkave apo bankave do të mund ti gjeneroni në kohë reale prej programit.

NIVELI  A2,   NIVEL I NDËRMJETËM **

Në përfundim të Kursit për Alpha WEB të nivelit A2, do të jeni në gjendje të punoni me arkat, bankat në monedha të huaja si edhe kalimin e parave nga arka në bankë dhe anasjelltas.Menaxhimi i arkes eshte nje prej detyrimeve te procesit te fiskalizimit. Moduli i rregjistrimeve të TVSH  dhe raportet përkatëse mujore do të jeni në gjendje ti kuptoni,plotësoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore të veprimeve përkatëse. Zgjidhja e problemit të zbritjeve dhe sherbimeve, detyrimi fiskal i biznesit dhe efektet kontabel do të mund ti shihni me me shume qartesi.Zgjidhja e problemit të inventarit, nje detyrim fiskal i biznesit tuaj nëpërmjet përdorimit të barkodeve dhe rregullimet përkatëse të inventarëve do të mund ti zgjidhni me lehtësi.

NIVELI  B1 –  NIVEL  MESATAR  ***

Zmadhimi i firmës dhe i punëve të përditshme kërkon edhe përdorimin e programit per veprime si rregjistrimet doganore, llogaritja e amortizimit vjetor. Në përfundim të këtij niveli ju do të jeni në gjendje të punoni me rregjistrimin e veprimeve me Doganën dhe AAGJ (aktivet afatgjata). Ato janë dy momente shumë të rëndësishme të cilat ju do të mësoni të rregjistroni veprimet përkatëse. Konfigurimi dhe rregjistrimi i veprimeve të përditshme për një ndërmarrje prodhimi do të jetë një tjetër aftësi juaja në përfundim të trajnimit për këtë nivel.  

NIVELI  B2 – NIVEL  MESATAR  ****

Burimet njerëzore janë një tjeter modul i rëndësishëm i programit, tek i cili do të mësoni të rregjistroni veprimet mujore dhe të download raportet përkatëse. Raportet mund të përdoren nga ju edhe në sistemet e tjera si E-TAX, QKB apo të bankave. Në sistemin e firmës suaj (i cili ka emrin e firmës suaj )  ju do te arrini te rregjistroni informacionet tuaja për pagat. Në fund ju do të shikoni efektin kontabël të rregjistrimit të pagave mbi raportin e të ardhura-shpenzimeve të aktivitetit tuaj. Ju sapo keni arritur të krijoni sistemin e firmës suaj i cili gjeneron raporte  për  të tretët, sistemet e institucioneve dhe bizneseve të tjera me të cilat ju bashkëpunoni.

NIVELI C1 – NIVEL I AVANCUAR  *****

Në këtë modul do të realizohet trajtimi i njohurive te avancuara si: qendrat e kostove, shpenzimet e panjohura,formulari i tatim fitimit dhe mbyllja e vitit ushtrimor. Ne grupin e njohurive te avancuara do te shikoni edhe tatimin ne burim si edhe rregjistrimet ne rastet e parapagimit. Analiza, konfigurimi dhe rregjistrimet e përditëshme në lidhje me llogaritë e ortakëve është një tjetër risi në të cilën fokusohemi në këtë modul. Inventari do te ritrajtohet perseri, duke vleresuar rendesin e tij ne procesin e fiskalizimit.Njohurite per inventarin do te jene ne nje nivel me te avacuar duke u thelluar ne njohurite ne kete drejtim.

NIVELI  C2 – NIVEL SUPER I AVANCUAR  ******

Në këtë nivel trajtohen njohuri më të avancuara duke u fokusuar në rregjistrime specifike kontabël duke vlerësuar edhe trajtimin e tyre fiskal. Kursantët do të njihen me element të proçesit te fiskalizimit duke vlerësuar ndërveprimin e programit Elif me Selfcare dhe E-Tax. Risi e ketij moduli është trajtimi i disa çështjeve specifike (dedikuar për fillestarët) në ligje të ndryshme: për fiskalizimin, proçedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqëritë tregëtare. Risi e këtij moduli është trajtimi i disa çështjeve specifike (dedikuar për fillestarët) në ligje të ndryshme: për fiskalizimin, proçedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqëritë tregëtare etj

 

 

 

Si jane te organizuar Kurset ne Alpha WEB/

1-Nivelet e kurseve :

    • a) Fillestar (A1+A2)
    • b) Mesatar (B1+B2)
    • c) Avancuar (C1+C2)

2-Fillestaret: Per fillestaret rekomandohen te ndiqet programi ne nivelin fillestar dhe mesatar.

3-Format e kursit: Kurse te DedikuarKlasa te Vogla, Klasa te Medha, Webinar

4-Koha e kursit: Shiko ketu

5-Ndermarrje:  Ndermarrje ne dispozicion per tu ushtruar.

6-Fleksibiliteti:Programi mund te pershtatet sipas kerkeses dhe llojit te aktivitetit per Ekspertet Kontabel, Kontabilistet & Ekonomistet e Bizneseve.

7-Procesi i Trajnimit: Ne procesin e trajnimit me kursantet do te trajtohen:

  • a-situata praktike te cilat ndodhin cdo dite ne biznes
  • b-trajtime kontabile te situatave praktike
  • c-trajtime fiskale te rasteve konkrekte
  • d-analize e proceseve te punes

8-Testimi Final: Testim ne perfundim te trajnimit.

9-Certifikimi: Ne perfundim te trajnimit kursantet certifikohen per trajnimin e zhvilluar.