MASTERCLASS & BOOTCAMP – TRAJNIMI IM

Një masterclass është një trajnim per cështje të avancuara në kohë të shkurtër (kërkohen njohuri në nivel mesatar) nëpërmjet orareve të paracaktuara. Gjatë një masterclass-i, një profesor / ekspert ofron mësim praktik për një grup studentësh, stafe ose sipermarres. Zakonisht, pjesëmarrësit kanë njohuri paraprake (ne nivel mesatar) të temës, por një masterclass mund te ofrohet edhe për fillestarët. Në MasterClass, ju mund të mësoni nga një profesor dhe ekspert i fushës, duke përfituar nga eksperienca e tyre. Shfletoni masterclass-at dhe filloni udhëtimin tuaj

 

Një bootcamp është një trajnim per cështje të ndryshme (kërkohen njohuri fillestare) në një kohë shumë të shkurtuar nëpërmjet orareve të paracaktuara. Ai përgatit stafet dhe studentët për punësim. Njëkohësisht bootcamp ju jep njohuri sipërmarrësve në një kohë shumë të shkurtër për cështje specifike. Ky është një kurs intensiv për materiale të caktuara, si në fushën e programeve të kontabilitetit të informatizuar, kontabilitetit dhe tatimeve. Bootcamp-ët janë bërë gjithnjë e më të popullarizuar në vitet e fundit për shkak të oportunitetit për tu trajnuar në një kohë shumë të shkurtër.

 


 

I-MASTERCLASS

 

Masterclass janë klasa online të cilat kanë këto karakterisitika:

1- ju mundësojne të merrni njohuri për cështje specifike (mbi nivel mesatar)

2- në kohë të shkurtër

3- dhe avancim të shpejtë në karierrën tuaj

 

Vizitoni masterclass qe ofrohen prej Trajnim Im…


 

II-BOOTCAMP

Bootcamp janë klasa online të cilat kanë këto karakterisitika:

1- ju mundësojne të merrni njohuri për cështje specifike (mbi nivel fillestar)

2- në kohë shumë të shkurtër

3- dhe avancim të shpejtë në karierrën tuaj

 

Vizitoni bootcamp qe ofron Trajnimi Im…