Elif Enterprise eshte nje Program per Financat dhe Kontabilitetin i 2RMLab i Ceritifikuar nga AKSHI per Fiskalizimin e Shitjeve me para ne dore (B2C) , Shitjeve pa para ne dore (B2B) si edhe per Shitjeve B2G.
Programi i Kursit per Programin ELIF-ENTERPRISE
Kliko ketu…
NIVELET E KURSEVE:
NIVELI A1, NIVEL BAZË *
Në përfundim të nivelit A1, do të jeni në gjendje të përdorni një software financiar ku të arrini ta organizoni bilancin fillestar te subjektit (i cili eshte dorezuar ne vitin paraardhes ne QKB) si edhe të rregjistroni veprimet e përditëshme në aktivitet. Secili prej jush do të mund të rregjistroj veprimet si blerjet,shitjet, arkat,bankat si edhe të mbani marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët. Raportet e gjendjeve përkatëse në magazinat,situacionet e klienteve, furnitoreve,arkave apo bankave do të mund ti gjeneroni në kohë reale prej programit.
NIVELI A2 – NIVEL I NDËRMJETËM **
Në përfundim të nivelit A2, do të jeni në gjendje të punoni me arkat, bankat në monedha të huaja si edhe kalimin e parave nga arka në bankë dhe anasjelltas.Menaxhimi i arkes eshte nje prej detyrimeve te procesit te fiskalizimit. Moduli i rregjistrimeve të TVSH dhe raportet përkatëse mujore do të jeni në gjendje ti kuptoni,plotësoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore të veprimeve përkatëse. Zgjidhja e problemit të zbritjeve dhe sherbimeve, detyrimi fiskal i biznesit dhe efektet kontabel do të mund ti shihni me me shume qartesi.Zgjidhja e problemit të inventarit, nje detyrim fiskal i biznesit tuaj nëpërmjet përdorimit të barkodeve dhe rregullimet përkatëse të inventarëve do të mund ti zgjidhni me lehtësi.
NIVELI B1 – NIVEL MESATAR ***
Zmadhimi i firmës dhe i punëve të përditshme kërkon edhe përdorimin e programit per veprime si rregjistrimet doganore, llogaritja e amortizimit vjetor. Në përfundim të këtij niveli ju do të jeni në gjendje të punoni me rregjistrimin e veprimeve me Doganën dhe AAGJ (aktivet afatgjata). Ato janë dy momente shumë të rëndësishme të cilat ju do të mësoni të rregjistroni veprimet përkatëse. Konfigurimi dhe rregjistrimi i veprimeve të përditshme për një ndërmarrje prodhimi do të jetë një tjetër aftësi juaja në përfundim të trajnimit për këtë nivel.
NIVELI B2- NIVEL MESATAR ****
Burimet njerëzore janë një tjeter modul i rëndësishëm i programit, tek i cili do të mësoni të rregjistroni veprimet mujore dhe të download raportet përkatëse. Raportet mund të përdoren nga ju edhe në sistemet e tjera si E-TAX, QKB apo të bankave. Në sistemin e firmës suaj (i cili ka emrin e firmës suaj ) ju do te arrini te rregjistroni informacionet tuaja për pagat. Në fund ju do të shikoni efektin kontabël të rregjistrimit të pagave mbi raportin e të ardhura-shpenzimeve të aktivitetit tuaj. Ju sapo keni arritur të krijoni sistemin e firmës suaj i cili gjeneron raporte për të tretët, sistemet e institucioneve dhe bizneseve të tjera me të cilat ju bashkëpunoni.
NIVELI C1 – NIVEL I AVANCUAR *****
Në këtë modul do të realizohet trajtimi i njohurive të avancuara si: shpenzimet e panjohura,formulari i tatim fitimit dhe mbyllja e vitit ushtrimor. Ne grupin e njohurive te avancuara do te shikoni edhe tatimin ne burim si edhe rregjistrimet ne rastet e parapagimit. Analiza, konfigurimi dhe rregjistrimet e përditëshme në lidhje me llogaritë e ortakëve është një tjetër risi në të cilën fokusohemi në këtë modul. Inventari do te ritrajtohet përsëri, duke vlerësuar rëndësin e tij në proçesin e fiskalizimit. Njohuritë për inventarin do të jenë në një nivel më të avacuar duke u thelluar në njohuritë në këtë drejtim.
NIVELI C2 – NIVEL SUPER I AVANCUAR ******
Në këtë nivel trajtohen njohuri më të avancuara duke u fokusuar në rregjistrime specifike kontabël duke vlerësuar edhe trajtimin e tyre fiskal. Kursantët do të njihen me element të proçesit te fiskalizimit duke vlerësuar ndërveprimin e programit Elif me Selfcare dhe E-Tax. Risi e ketij moduli është trajtimi i disa çështjeve specifike (dedikuar për fillestarët) në ligje të ndryshme: për fiskalizimin, proçedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqëritë tregëtare. Risi e këtij moduli është trajtimi i disa çështjeve specifike (dedikuar për fillestarët) në ligje të ndryshme: për fiskalizimin, proçedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqëritë tregëtare etj
Si jane te organizuar Kurset per Elif Enterprise?
1-Nivelet e kurseve :
-
- a) Fillestar (A1+A2) , Elif Fiskalizim+Elif Kontabilitet
- b) Mesatar (B1+B2), Burime Njerezore + Prodhim
- c) Avancuar (C1+C2), Elif Enterprise
2-Fillestaret: Per fillestaret rekomandohen te ndiqet programi ne nivelin fillestar dhe mesatar.
3-Format e kursit: Kurse te Dedikuar, Klasa te Vogla, Klasa te Medha, Webinar
4-Koha e kursit: Shiko ketu
5-Ndermarrje: Ndermarrje ne dispozicion per tu ushtruar.
6-Fleksibiliteti:Programi mund te pershtatet sipas kerkeses dhe llojit te aktivitetit per Ekspertet Kontabel, Kontabilistet & Ekonomistet e Bizneseve.
7-Procesi i Trajnimit: Ne procesin e trajnimit me kursantet do te trajtohen:
- a-situata praktike te cilat ndodhin cdo dite ne biznes
- b-trajtime kontabile te situatave praktike
- c-trajtime fiskale te rasteve konkrekte
- d-analize e proceseve te punes
8-Testimi Final: Testim ne perfundim te trajnimit.
9-Certifikimi: Ne perfundim te trajnimit kursantet certifikohen per trajnimin e zhvilluar.