FINANCA5 ENTERPRISE

Kurse online & zyrë për softwarë të instalueshëm për menaxhim financiar dhe kontabilitetin për bizneset e mëdha.

Programi i kursit për programin Financa 5 Enterprise.

 Kliko këtu dhe lexo të plotë programin.

SOFTWARE+KONTABILITET+FISKALITETE

 

 

1-Nivelet e kurseve : a) Fillestar  b) Mesatar  c) Avancuar

2-Fillestarët: Për fillestaret rekomandohen të ndiqet programi në nivelin fillestar dhe mesatar.

3-Format e kursit: Kurse të dedikuar,  Klasa të vogla, Klasa të mëdha, Webinar.

4-Koha e kursit: Shiko këtu.

5-Ndërmarrje:  Ndërmarrje në dispozicion për tu ushtruar.

6-Procesi i trajnimit: Në proçesin e trajnimit me kursantët do të trajtohen:

  • a-situata praktike të cilat ndodhin çdo ditë në biznes
  • b-trajtime kontabile të situatave praktike
  • c-trajtime fiskale të rasteve konkrekte
  • d-analize e proçeseve të punës

7-Testimi Final: Testim në përfundim të trajnimit.

8-Çertifikimi: Në përfundim të trajnimit kursantët çertifikohen për trajnimin e zhvilluar.


NIVELET E KURSEVE


 

 

NIVELI  FILLESATAR – PJESA 1. Në përfundim të nivelit A1, do të jeni në gjendje të përdorni një software financiar ku të arrini ta organizoni bilancin fillestar të subjektit (i cili është dorëzuar në vitin paraardhës në QKB) si edhe të rregjistroni veprimet e përditëshme në aktivitet. Secili prej jush do të mund të rregjistroj veprimet si blerjet,shitjet, arkat,bankat si edhe të mbani marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët. Raportet e gjendjeve përkatëse në magazinat,situacionet e klienteve, furnitoreve,arkave apo bankave do të mund ti gjeneroni në kohë reale prej programit. Njëkohëisht do të mund të rregulloni formën më fleksibël të punës në  program, të upload dokumente të jashtëm (shoqërures) si edhe të kryeni rregjistrime specifike siç tregohet në program. Lexo të plotë

NIVELI  FILLESATAR – PJESA 2 **

Në përfundim të nivelit A2, do të jeni në gjendje të punoni me arkat, bankat në monedha të huaja si edhe kalimin e parave nga arka në bankë dhe anasjelltas.Menaxhimi i arkes eshte nje prej detyrimeve te procesit te fiskalizimit. Moduli i rregjistrimeve të TVSH  dhe raportet përkatëse mujore do të jeni në gjendje ti kuptoni,plotësoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore të veprimeve përkatëse. Zgjidhja e problemit të zbritjeve dhe sherbimeve, detyrimi fiskal i biznesit dhe efektet kontabel do të mund ti shihni me me shume qartesi.Zgjidhja e problemit të inventarit, nje detyrim fiskal i biznesit tuaj nëpërmjet përdorimit të barkodeve dhe rregullimet përkatëse të inventarëve do të mund ti zgjidhni me lehtësi. Njëkohësisht do të mund të trajtoni një rast specifik për shitjet me arkëtim të menjëhershëm,të menaxhoni inventarët si edhe të kryeni rregjistrime specifike siç tregohet në program.Lexo të plotë


 

NIVELI  MESATAR – PJESA 1. Zmadhimi i firmës dhe i punëve të përditshme kërkon edhe përdorimin e programit per veprime si rregjistrimet doganore, llogaritja e amortizimit vjetor. Në përfundim të këtij niveli ju do të jeni në gjendje të punoni me rregjistrimin e veprimeve me Doganën dhe AAGJ (aktivet afatgjata). Ato janë dy momente shumë të rëndësishme të cilat ju do të mësoni të rregjistroni veprimet përkatëse. Konfigurimi dhe rregjistrimi i veprimeve të përditshme për një ndërmarrje prodhimi do të jetë një tjetër aftësi juaja në përfundim të trajnimit për këtë nivel. Ju do të arrini të kryeni rregjistrime specifike siç tregohet në program.Lexo të plotë

NIVELI  MESATAR – PJESA 2  ****

Burimet njerëzore janë një tjeter modul i rëndësishëm i programit, tek i cili do të mësoni të rregjistroni veprimet mujore dhe të download raportet përkatëse. Raportet mund të përdoren nga ju edhe në sistemet e tjera si E-TAX, QKB apo të bankave. Në sistemin e firmës suaj (i cili ka emrin e firmës suaj )  ju do te arrini te rregjistroni informacionet tuaja për pagat. Në fund ju do të shikoni efektin kontabël të rregjistrimit të pagave mbi raportin e të ardhura-shpenzimeve të aktivitetit tuaj. Ju sapo keni arritur të krijoni sistemin e firmës suaj i cili gjeneron raporte  për  të tretët, sistemet e institucioneve dhe bizneseve të tjera me të cilat ju bashkëpunoni.Lexo të plotë


 

NIVELI  AVANCUAR – PJESA 1. Në këtë modul do të realizohet trajtimi i njohurive te avancuara si: shpenzimet e panjohura,formulari i tatim fitimit dhe mbyllja e vitit ushtrimor. Në grupin e njohurive të avancuara do të shikoni edhe tatimin në burim si edhe rregjistrimet në rastet e parapagimit. Analiza, konfigurimi dhe rregjistrimet e përditëshme në lidhje me llogaritë e ortakëve është një tjetër risi në të cilën fokusohemi në këtë modul. Inventari do te ritrajtohet perseri, duke vlerësuar rëndësin e tij në proçesin e fiskalizimit.Njohuritë për inventarin do të jenë në një nivel më të avacuar duke u thelluar në njohurit në këtë drejtim.Lexo të plotë

NIVELI  AVANCUAR – PJESA 2  

Në këtë nivel trajtohen nivele më të avancuara të njohurive duke u fokusuar në rregjistrime specifike kontabël duke vlerësuar edhe trajtimin e tyre fiskal. Kursantët do të njihen me element të proçesit të fiskalizimit duke vlerësuar ndërveprimin e programit Financa 5 me Selfcare dhe E-Tax. Njëkohësisht do të praktikohen edhe konfigurimet e POS dhe lidhja me Financa 5 Standard. Risi e ketij moduli eshte trajtimi i disa ceshtjeve specifike (dedikuar per fillestaret) ne ligje te ndryshme: per fiskalizimin, procedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqerite tregetare si edhe i çështjes së datave të skadencave të produkteve dhe serive. Së fundmi do të trajohen konfigurimet e departamenteve dhe listave si edhe autofaturat. Ato do të trajohen si për mallrat edhe shërbimeve me Financa 5 Enterprise.Lexo të plotë


 

 

4
3
3
3
3
Financa 5 Enterprise Webinar
Program per menaxhimin financiar
FATURE SHITJE F5E
Raporte shitje
Financa 5
Financa 5
Financa 5
ALPHA WEB
Financa Enterprise
Financa Enterprise
Fiskalizimi
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow
4
3
3
3
3
Financa 5 Enterprise Webinar
Program per menaxhimin financiar
FATURE SHITJE F5E
Raporte shitje
Financa 5
Financa 5
Financa 5
ALPHA WEB
Financa Enterprise
Financa Enterprise
Fiskalizimi
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow