DEKLARIMET NE SHTET DHE FISKALIZIM

Rekomandohet që individët të cilët do të trajnohen për fiskalizim dhe deklarime të kenë një formim fillestar. Kërkohen njohuri  në Microsoft Excel ose një software të kontabilitetit të aplikuar. Njohuri për Financa 5, Elif Kontabilitet, Parid Smart Solution, PosPlus Al ose Alpha Web rekomandohen në nivel fillestar dhe mesatar. Pas kësaj të avancohet me trajnimin për qëllime Financiare dhe Tatimore. Në këtë mënyrë do të kompletoheshin njohuritë tuaja dhe do të ishit profesionist të suksesshëm në tregun e punës. Përvoja aktuale e punës,mgjs në fillime do të ishte një avantazh në proçesin e trajnimit.

 


DEKLARIMET NE SHTET

 

Rreth kursit.

1- Leksionet janë online në kohe reale.

2- Materiale shoqëruese në video,ppt,pdf të cilat mund të aksesohen online.

3- Rekomandohet që të keni njohuri fillestare në Microsoft Excel.

4-Rekomandohet të jeni trajnuar për një software të kontabilitetit të aplikuar.

5- Masterclass-at per deklarimet ne shtet dhe fiskalizim:


 

Programi i kursit:

1.Celja e NIPT në QKB
2.Kodi Nace Rev2
3.Deklarimi i tatimit ne burim
4.Celja e punonjësve për herë të parë
5.Deklarimi i pagesës për disa ditë. Rasti i punonjësve të punësuar për herë të pare.
6.Ndryshimi i pagës së punonjesve.
7.Ndryshimet e kartelave të punonjësve. Rasti i largimit të punonjesve nga puna.
8.Deklarimi i kontratës së qerasë.
9.Selfcare
10.Taksat vendore. Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave.
11.Nderveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
12.Deklarimi i tvsh-së.Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave të shitjes dhe te blerjes.
13.Deklarata vjetore e biznesit. Dorëzimi i tyre
14.Analizë e biznesit tuaj për qëllime te fiskalizimit.
15.Zgjedhja e softwareve për fiskalizim
16.Si të aplikoni pranë AKSHI, për certifikatë elektronike.
17.Si të aplikoni pranë AKSHI, për nënshkrimin elektronik .
18.Menaxhimi i arkave te biznesit.
19.Menaxhimi i llogarive bankare te biznesit.
20.Menaxhimi i inventarit në biznesin tuaj.
21. Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj. Ekonomisti i jashtem dhe integrimi i sistemeve.