MENAXHONI BIZNESIN

Trajnime per menaxhimin e biznesit tuaj

ofrohen për individët të cilët janë në fillimet e tyre dhe sipërmarrësit e rinj të cilët janë duke u foksuar në fushën e biznesit duke i ndihmuar në rrugëtimin e tyre. Trajnimet ofrohen online në disa forma: të dedikuar, në klasa si edhe në webinar. Ne kërkojmë t’ju ndihmojmë në rrugën të cilën jeni duke nisur dhe të rrisim probabilitetin e suksesit në sipërmarrjen tuaj të re.

 

 

I-PLANET E BIZNESIT.

Planet e biznesit janë shumë të rëndësishme si për bizneset e reja për të cilat parashikojnë rrugëtimin e tyre  edhe për bizneset ekzistuese. Krijimi i planeve të biznesit ju jep mundësi të mendoni seriozisht për të ardhmen e biznesit. Analiza dhe fokusimi juaj në shumë detaje si produktet, shitjet, strategjit, stafet e nevojshme etj që do t’ju çojnë drejt suksesit. Në fund të vitit të parë për të cilin keni ndërtuar një plan biznesi do të mund të krahasoni planin me planifikimin. Kjo ka vlera si për saktesin e parashikimit si edhe për të matur diferencat  dhe gjetur shkaqet e ndryshimit. Metodologjia e ndjekur do të përmirësoj strategjit dhe do të shtoj mundësi për sukses të biznesit. Në trajnimet online për ndërtimin e planit të biznesit do të përdoret Microsoft Excel.

Lexoni më shumë

 

II-PAKETA E SIPËRMARRËSIT .

Trajnimi për sipërmarrësit e rinj përbëhet prej moduleve të parashikimit të stafit dhe impakti mbi parashikimin financiar të aktivitetit si edhe ndëtimit të detajuar të plan biznesit .

  • 1-MODULI 1.  ANALIZA E IDESË SË BIZNESIT. Në modulin e parë synohet të trajnoheni me njohuri fillestare ne ekonomiks, finance dhe kontabilitet për të menaxhuar biznesin tuaj.
  • 2-MODULI 2. NDERTIMI I PLAN BIZNESIT. Në modulin e dytë zhvillohet një plan më i detajuar i biznesit duke mbajtur në konsidertë parashikimin e rezultatit financiar për një periudh 3 vjecare.
  • 3.MODULI 3ELEMENTET FISKAL TE ZHVILLIMIT TE NJE BIZNESI. Rekomandohen edhe disa njohuri fiskale per sipermarresit  te cilat duhet te mbahen ne konsiderate pergjate hartimit te planit te biznesit si edhe ne fazen fillestare te implementimit.

Lexoni më shumë

 

III-BUSINESS PLAN PRO – KURSE

Business Plan Pro është softuer i krijuar për të ndihmuar sipërmarrësit të krijojnë planet e tyre të biznesit dhe marketingut. Softueri përmban elementë që ndihmojnë pronarët e bizneseve të kryejnë kërkime në industri, të rishikojnë tendencat e tregut dhe të zhvillojnë strategji për të përmbushur objektivat e kompanisë. Business Plan Pro është ideal për bizneset e reja që kanë nevojë për një udhëzues për të ndihmuar në funksionimin e suksesshëm të biznesit të tyre, ose biznes të themeluar që dëshiron të formulojë një plan që do ta çojë kompaninë e tyre në nivelin tjetër.

 

IV- BANKA ONLINE – KURSE

Në këtë epokë dixhitale rekomandojmë të përfitoni nga avantazhet e përdorimit të teknollogjisë. Ju mund të shmangni qëndrimin në radhë përpara bankës suaj, duke mos harxhuar kohë për të shkuar dhe ardhur nga banka, për të mos kryer transaksione atje dhe për të mos paguar komisione në bankë. Ne nuk përfaqësojmë asnjë bank, por rekomandojmë të përdorni elementët dixhital të bankës me të cilën ju punoni aktualisht brenda kushteve të siguris të rekomanduar nga banka juaj.

Lexo më shumë

 

 

V-DIVA – DEKLARATA INDIVIDUALE VJETORE E TE ARDHURAVE

Individet nevojitet te kene njohuri per DIVA, Deklarata Invidividuale Vjetore e te Ardhurave. Si individe ata jane te detyruar per plotesimin e saj per rastet kur e kerkon ligji. Njekohesisht ne te gjitha rastet kur ata nisin nje sipermarrje ose e kane nisur ate nevojitet detyrimisht te njohin DIVA dhe te respektojne elementet ligjor te cilet prekin direkt ose indirekt ata si individe.

Lexo me shume

 

VI- PLAN MARKETING

Arsyet për krijimin e një plani marketingu dhe një plani biznesi janë shpesh të ngjashme, por jo identike. Më shpesh, pronarët e bizneseve i krijojnë të dyja për të siguruar financim. Bankat dhe investitorët shpesh kërkojnë plane biznesi dhe marketingu përpara se të pranojnë të huazojnë para ose të investojnë në kompani.Një plan marketingu është një pjesë e një plani biznesi. Kjo është mënyra më e lehtë për të kujtuar ndryshimin midis të dyjave

Lexo me shume

 

VII- SELFCARE

Bizneset e reja kane nevoje per konsulence, suport dhe trajnime per perdorimin e selfcare , ndaj ju ofrojme mundesin per te mesuar dhe perdorur me profesionalizem platformen. Njekohesisht edhe bizneset ekzistuese ne fazen e post implementimit te fiskalizimit kane nevoje per trajnime te stafeve te tyre per Selfcare.

Lexo me shume

 

VIII – BURIMET NJEREZORE

Planifikimi i burimeve njerezo dhe i performances se tyre. Rekomandohet per bizneset e medha te cilat per te arritur objektivat e tyre kerkojne te planfikojne stafet e deshiruara sipas kualifikimeve perkatese.

 

Lexo me shume

 

IX- HYRJE NE EKONOMI

Individet te cilet duan njohuri fillestare ne ekonomi si edhe gjimnazistest te cilet do te ndjekin studimet ne fushen e ekonomise mund te ndjekin nje trajnim te tille.

Lexo me shume

 

 

X- PASURITE E PALUAJTSHME 

Qëllimi i këtij kursi është të mundësojë njohjen e parimeve bazë dhe aspekteve financiare të pasurive të paluajtshme dhe rëndësisë së tyre në ekonomi. Gjatë këtij kursi theksi do jetë tek financat e pasurive të paluajtshme duke iu referuar më së shumti bazave të vlerësimit të tyre, si edhe në aspektet praktike të tregjeve. Lexo me shume

 

XI- PAKETA START

Paketa e START synon ti pergatise kursantet per tregun e punes duke ju siguruar atyre mundesi punesi dhe avantazhe ne tregun e punes.

Lexo me shume

 

XII. SI TE RRISNI SHITJET TUAJA

Ky modul synon te evidetoj rendesin e shitjeve per biznesin dhe tju mesoj se si te punoni per rritjen e shitjeve.

Lexo me shume