Si të përdor Klasën Dixhitale

Shikoni video dhe mësoni duke u praktikuar

nga

Telefoni ose Kompiuteri.

 24 orë/ 365 ditë – orare për të mësuar.


Në epokën e transformimit dixhital, mënyra e të mësuarit ka ndryshuar ndjeshëm. Sot, kurset online dhe trajnimet profesionale në klasë dixhitale po bëhen zgjedhja ideale për studentë, profesionistë dhe individë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre pa kufizime kohe apo distance.

Tek Trajnimi Im, ju mund të ndiqni kurse online nga telefoni ose kompjuteri, në çdo kohë dhe nga çdo vend. Platforma moderne e klasës dixhitale ju mundëson akses të vazhdueshëm në materiale mësimore, video, webinarë dhe ushtrime praktike.

Çfarë është Klasa Dixhitale?

Klasa dixhitale është një platformë online ku kursantët mund të ndjekin leksione, video mësimore dhe materiale profesionale në mënyrë virtuale. Ky sistem i të mësuarit online ofron fleksibilitet maksimal dhe përshtatet me ritmin e çdo kursanti.


 

Proçedura:

1.Plotësoni këtë Formular dhe shkruani në Whatsapp ose Sekretari Online.

2.Konsultohet kërkesa juaj dhe rakordohet për trajnimin e zgjedhur.

3. Përcaktohet mënyra e pagesës (këste/fillim) dhe datat përkatëse të pagesës nëpërmjet bankës.

4. Realizohet pagesa për trajnimin e zgjedhur.

5. Hyni në Klasë Dixhitale. Ju dërgohet username dhe fjalëkalimi për të përdorur klasën dixhitale , nëpërmjet telefonit ose kompjuterit.

6. Celular/Kompiuter. Ju mund ti përdorni të dy alternativat e të mësuarit, duke përdorur të njëjtët username dhe pasword.

  • a-Kompjuter. Ndizni kompjuterin tuaj dhe hyni në klasën dixhitale. Kliko këtu.

  • b- Celular. Hapni klasën dixhitale nëpërmjet telefonit.
    • a-Menyra 1. Hyni në klasen dixhital në telefon në të njëjtën mënyrë si veproni në kompjuter. Kliko këtu ose lexo QR Code.

QR Code i klases dixhitale

 

 


Përfitimet e kurseve në klase dixhitale:

Kursi në klasë dixhitale ose me video ofron disa përfitime kryesore për nxënësit dhe profesionistët që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ja disa prej tyre:

1. Fleksibiliteti në kohë dhe vendndodhje

  • Kursantët mund të ndjekin mësimet kur dhe ku të duan, pa qenë të detyruar të jenë fizikisht në një klasë.

  • Lejon përshtatje me oraret e ngarkuara të punës apo studimeve.

2. Mësimi në ritmin e vet

  • Nxënësit mund të ndjekin leksionet sipas ritmit të tyre, duke i parë videot disa herë për të kuptuar më mirë konceptet.

  • Eliminon presionin e një klase tradicionale ku të gjithë ndjekin të njëjtin ritëm.

3. Qasje e lehtë dhe e vazhdueshme në materialet mësimore

  • Kurset me video mund të rishikohen sa herë që është e nevojshme.

  • Ofron mundësinë për të pasur materialet gjithmonë të aksesueshme.

4. Kosto më e ulët në krahasim me mësimin tradicional

  • Shmang shpenzimet për transport, akomodim apo libra shtesë.

  • Shpesh, kurset dixhitale kanë çmime më të përballueshme.

5. Përdorimi i teknologjisë për një përvojë më të pasur mësimore

  • Përdorimi i videove interaktive, simulimeve dhe kuizeve ndihmon në përvetësimin më të mirë të informacionit.

  • Mundësia për të bashkëvepruar me mësuesin ose kursantë të tjerë nëpërmjet forumeve dhe diskutimeve online.

6. Përshtatje me metodat moderne të të nxënit

  • Kurset dixhitale ndjekin metodat më të fundit pedagogjike duke kombinuar video, grafikë, ushtrime praktike dhe testime.

  • Rrit angazhimin dhe motivimin për të mësuar.

7. Mundësi për ndërveprim global

  • Mund të trajnoheni për njohuri ndërkombëtare. Në këtë mënyrë mund të përgatiteni për punësim edhe në shtete të tjera.

  • Cmimet janë lokale (kombëtar), pra më të ulta se ato ndërkombëtar.

8. Fleksibilitet në blerje. 

  • Kurset në klasa dixhitale ofrojnë mundësi përfitimi prej ofertave, duke siguruar më shumë përfitim për Ju
  • Përfundimi i trajnimit me klasë dixhitale, mund të kërkoj sqarime të mëtejshme të njohurive. Për këtë qëllim ju mund të merrni trajnim shtesë për disa orë në format e tjera të kurseve (psh kurs online i dedikuar)

 


Pse të Zgjidhni TrajnimiIm?

TrajnimiIm ofron:

  • 1-platformë moderne online
  • 2-akses nga telefoni dhe kompjuteri
  • 3-fleksibilitet maksimal
  • 4-mbështetje nga sekretaria
  • 5-video dhe materiale profesionale
  • 6-mundësi për trajnim shtesë
  • 7-përmbajtje praktike dhe të përditësuar

Platforma është krijuar për të ofruar një eksperiencë të thjeshtë, profesionale dhe efektive për çdo kursant.


E Ardhmja e Mësimit është Dixhitale

Mësimi online dhe klasat dixhitale po transformojnë edukimin profesional. Sot, zhvillimi i aftësive nuk kufizohet më nga distanca apo orari.

Nëse kërkoni:

  • 1-kurse online në Shqipëri
  • 2-trajnim profesional online
  • 3-webinarë nga telefoni
  • 4-klasë dixhitale moderne
  • 5-mësim fleksibël 24/7

atëherë TrajnimiIm është zgjidhja ideale për ju.