Procedurat Doganore dhe Kontabilizimin e Import–Eksportit

Nivel kursi: Nivel Fillestar
Kohëzgjatja: 10 orë trajnim per kurset online ne kohe reale/ ose aktive 365 dite per kurset ne klase dixhitale
Forma:  Online ne kohe reale / ose Klase Dixhitale
Certifikim: Certifikatë pjesëmarrje

 

PROCEDURAT DOGANORE & KONTABILIZIMI

  • 1-Përshkrimi i programit

Ky program u dedikohet fillestarëve që duan të kuptojnë nga zero procedurat doganore, fletën doganore, import–eksportin, mënyrën e kontabilizimitkostot, si edhe detyrimet doganore sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.
Trajnimi kombinon teori, shembuj praktikë dhe ushtrime mbi dokumente reale.

 _________________________________________________________________

  • 2- Programi i kursit:

 

  • 1-Krahasimi i klasifikimit fiskal me klasifikimin doganor
  • 2-Cila deklaratë do të përdoret
  • 3-Nomenklatura e Mallit (HS Code)
  • 4-Marrja e mostrave dhe analizimi I tyre.
  • 5-Regjimet Doganore (IM)
  • 6-Eksportet & Libri i Shitjes
  • 7-Importet & Libri i Blerjes
  • 8-Detyrimi Doganor & Kodi Doganor
  • 9-Dogana për Individët & Bizneset
  • 10-Modelet e Dokumentave Doganore
  • 11-Fiskalizimi i fletës doganore & lëvrimi në sistem
  • 12-Kontabilizimi & Rillogaritja e Kostos së Importit

 

_________________________________________________________________

  • 3-Kush mund të përfitojë?
    • Fillestarë pa përvojë
    • Punonjës finance / kontabiliteti
    • Biznese të vogla & të mesme që duan të kuptojnë doganën
    • Studentë të financës, kontabilitetit, ekonomikut
    • Personat që duan të punojnë në sektorin doganor / logjistik

_________________________________________________________________

  • 4-Materiale & metoda
    • Materiale ne pdf
    • Modele Excel për llogaritje kosto
    • Video shpjeguese
    • Shembuj praktikë
    • Teste në çdo modul

 

_____________________________

1. Krahasimi i klasifikimit fiskal me klasifikimin doganor.

Shpjegohen dallimet midis klasifikimit fiskal dhe atij doganor, qëllimi i secilit dhe ndikimi që kanë në tatime, TVSH dhe procedurat e importit apo eksportit.

2. Cila deklaratë do të përdoret.

Trajtohen llojet e deklaratave doganore dhe rastet kur përdoret secila prej tyre, në varësi të natyrës së transaksionit dhe regjimit doganor.

3. Nomenklatura e Mallit (HS Code).

Mësohet identifikimi i kodit tarifor (HS Code), rëndësia e tij në klasifikimin e mallrave dhe ndikimi në detyrimet doganore dhe kufizimet tregtare.

4. Marrja e mostrave dhe analizimi i tyre.

Shpjegohen procedurat për marrjen e mostrave nga autoritetet doganore, analizat laboratorike dhe ndikimi i rezultateve në klasifikimin dhe vlerësimin e mallrave.

5. Regjimet Doganore (IM).

Prezantohen regjimet kryesore të importit dhe procedurat për secilin prej tyre, duke shpjeguar detyrimet dhe përfitimet që lidhen me çdo regjim.

6. Eksportet & Libri i Shitjes.

Trajtohet dokumentimi i eksporteve, trajtimi i TVSH-së dhe mënyra e pasqyrimit të tyre në Librin e Shitjes sipas legjislacionit fiskal.

7. Importet & Libri i Blerjes.

Shpjegohet regjistrimi i importeve në Librin e Blerjes, trajtimi i TVSH-së në import dhe dokumentacioni që duhet të administrohet.

8. Detyrimi Doganor & Kodi Doganor.

Analizohen elementët që ndikojnë në llogaritjen e detyrimit doganor, baza ligjore dhe përdorimi praktik i Kodit Doganor në procedurat e zhdoganimit.

9. Dogana për Individët & Bizneset.

Shpjegohen rregullat doganore që zbatohen për individët dhe subjektet tregtare, si edhe detyrimet dhe përjashtimet sipas legjislacionit në fuqi.

10. Modelet e Dokumentave Doganore.

Prezantohen dokumentet kryesore të përdorura në procedurat doganore, mënyra e plotësimit të tyre dhe roli që kanë në procesin e importit dhe eksportit.

11. Fiskalizimi i fletës doganore & lëvrimi në sistem.

Mësohet procesi i fiskalizimit të fletës doganore, regjistrimi i saj në sistemet elektronike dhe pasqyrimi korrekt në administrimin fiskal.

12. Kontabilizimi & Rillogaritja e Kostos së Importit.

Shpjegohet kontabilizimi i importeve dhe llogaritja e kostos reale të mallit duke përfshirë vlerën e blerjes, transportin, sigurimin, detyrimet doganore dhe shpenzimet e tjera shoqëruese.