DATA SCIENCE

 

Shkarkoni Python

Shkarkoni  Python prej faqes zyrtare: https://python.org

 

Rreth kursit

Ky kurs e fillon gjuhën e programimit Python nga zero por disa njohuri bazë në cilëndo gjuhë do tju ndihmonin tej mase sepse kursi ecën me një ritëm të shpejtë! Kursi përqëndrohet në Data Processing! Kursi është përgatitur për të rinjtë të cilët duan të mësojnë gjuhën e programimit Python por zotërojnë konceptet bazë të programimit. Studentët do të vënë re që me udhëzimin e duhur nga instruktorët tanë, ekspert senior në programim, vetë programimi nuk është edhe aq i vështirë, por është i strukturuar mirë dhe logjik. Trajnimi është 100% në PRAKTIKE. Mësimi më i mirë është praktika!
Python është gjuha kryesore e përdorur në Inteligjencë Artificiale (AI) dhe machine learning.

Audienca

Student dhe të rinjtë të cilët kanë konceptet bazë të programimit dhe synojnë të mësojnë gjuhën që po përkrahet nga teknologjia e lartë me ritmet më të shpejta në krahasim me të gjitha gjuhët e tjera. Specialist që dëshirojnë të bashkërendojnë fushën e tyre të ekspertizës me programimin. Ky është kursi që duhet marrë për cdo të ri/e re që kërkon të fillojë një karrierë në programim dhe parashikon të vazhdojë në teknologjitë Artificial Intelligence (AI) & Data Processing.

 

 

Shiko me shume…