Avantazhet e Kurseve Online

Avantazhet e Kurseve Online

Trajnimiim.com është një platformë online që ofron kurse dhe trajnime profesionale për tema të ndryshme, si financa, kontabiliteti, marketingu, sipërmarrja, etj. Nëse ju jeni të interesuar për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja në këto fusha, ju mund të përfitoni nga avantazhet e kurseve online në trajnimiim.com, si:

Përfitimet e mësimit online janë  të shumta.

1. Në trajnimin online individet kursejnë kohën e vajte-ardhjes si edhe atë të përgatitjes për të shkuar në trajnim. Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi, tarifa transporti apo leje për të dale nga shtëpia (në raste kufizimesh). Ju kursejme minimalisht 1 orë kohë për çdo seancë si edhe paratë për të udhëtuar. 

2. Individi trajnohet në kushtet e shtëpisë ose të zyrës dhe kjo krijon një ndjesi privatesie dhe relaksimi për kursantët. Komoditeti më i mirë për çdo individ.

3. Komunikimi me pedagogun.A-Kurse të dedikuar  (1 individ- 1 pedagog) .B-Kurse në klasa të vogla  (2-3 individ- 1 pedagog). C-Kurse në klasa të mëdha (  4-10 individ- 1 pedagog). D-Kurse në klasa dixhitale (me video)    (individi-mëson në mënyre të pavarur)

4. Sistemet. Shumë punë sot po kthehen në ndërveprim me sistemet, ndaj edhe trajnimi online është një prej tyre. Ju përdorni bankën online, e-albania,e-tax, selfcare, e-amail tuaj, google drive etj. Atëherë përse trajnimi juaj të mos jetë online?

5.Oraret. Ju mund të trajnoheni  dhe te zgjidhni orare të përshtatshme në intervalin 9.00-21.00 për kurset e dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha dhe pa pasur  nevojë për të udhëtuar për në klasë. Ndërsa klasat dixhitale funksionojnë 24 orë dhe mund të zgjidhni vetë orarin e të mësuarit.

6. Njohuritë. Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive.

7.  Gjeografika e kursantëve. Ne mund të jemi online në çdo qytet, mjafton të keni linjë interneti. Prej vitit 2010 ne ju shërbejmë ekonomistëve të rinj, kontabilistëve dhe ekspertëve të kontabilitetit në çdo qytet. Prej 1 Janar 2022 ne jemi 100% online në cdo qytet të Shqipërisë.

8.Ndikim në mjedis

a-Ndërsa mesimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emetimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.(Trajnimi, Testimi, Certifikimi, Suporti dhe Konsulenca prej 1 Janar 2022 ofrohen 100% vetem online)

b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.

9. Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.

10- Shpejtësia e të mësuarit. Nëpërmjet kurseve online , kursantët mund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit. Kursantët mund të zgjedhin varianin me abonim mujor.

11-  Njohuri ndërdisiplinare. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online te trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.

12. Sipërmarrësit. Njëkohësisht prej vitit 2021 (me fillimin e fiskalizimit) ka një kërkesë të rritur të sipërmarrësve për njohuri për të manaxhuar në mënyrë më cilësore aktivitetin e tyre.

13. Përgjegjësitë. Kontabilistet dhe Ekspertet në biznese ju ndjekin marrëdhëniet me organet tatimore, por përgjegjës dhe të vetmit që mund të ndjekin disa probleme (psh arka, banka, inventari, shitjet…etj) janë stafet e bizneseve.

14. Krahasimi. Cilat jane dallimet e qendrës së trajnimit profesional nga Universiteti?