SIPERMARRESIT E RINJ

Trajnimi  për sipërmarrësit e rinj ndihmon të gjithë të rinjt, studentët dhe fillestarët në sipërmarrjen e tyre. Ata të cilet kanë dështuar deri tani dhe kërkojnë të fillojnë një sipërmarrje të re ju prezantohet një mundësi suksesi.

Trajnimi përbëhet prej tre moduleve.

Moduli i parë. Fokusi përqëndrohet mbi analizën e idese së biznesit. Një analizë e tillë është shumë e rëndësishme për të gjithë individët të cilët mendojnë të nisin një biznes të ri. Çdo fillestar e ndihmojmë si të strukturoj idenë e sipërmarrjes dhe ta konvertoj në një biznes të suksesshëm.

Moduli i dytë. I kushtohet rëndësi planifikimit të biznesit duke i foksuar energjitë në zhvillimin e plan biznesit. Idenë e tyre të biznesit individët e zgjerojnë duke parashikuar ecurin e biznesit për një periudhe disa vjeçare. Kjo i ndihmon ata në parashikimin dhe rrugëtimin e biznesi të sapo nisur.

Moduli i  tretë. Jepen njohuri fiskale se për çfarë duhet të kenë njohuri sipërmarrësit e rinj dhe bashkëpunimi me ekonomistët e jashtëm. Sfida apo frika më e madhe e sipërmarrësve të rinj është mungesa e njohurive fiskale, pasi kjo kërkon njohuri ekonomike dhe përvojë. Të gjithë individët pavarësisht se janë fillestar ne ju tregojmë në mënyrë  të thjeshtuar për njohuritë e domosdoshme fiskale kur nisin një biznes të ri. Po kështu i ndihmojmë ata të gjykojnë se çfarë duhet të bisedojnë me ekonomistët e jashtëm për deklarimet e biznesit të tyre. Njëkohësisht i ndihmojmë fillestarët të kontrollojnë ecurin e biznesit të tyre dhe  raportimet fiskale.

PROGRAMI I KURSIT

35 ore, 6 jave

Kursi permban 80% praktike dhe 20% teori.

 

MODULI 1.  ANALIZA E IDESË SË BIZNESIT ,5 ORË.

1-Analiza e  idesë së biznesit. Kursantet do të analizojne dhe foksuohen ne disa ceshtje si: Cili eshte produkti juaj qe do te shisni ne treg? Cilet do te jene klientet tuaj? Cili do te jete gjeografikisht tregu juaj?

 

2-Produktet tuaja. Ne kete ceshtje do te analizojme produktet e biznesit. Perse te tjeret do e blejne produktin tuaj. Cfare kerkese ploteson produkti juaj ne nevojat e konsumatoreve. Sasia e kerkeses ne treg.

3-Oferta e produktit. Analizimi i konkurences dhe i avantazheve tuaja ne treg jane objekti i analizes ne kete ceshtje. A e ofrojne te tjere ne treg produktin tuaj. Cili eshte avantazhi juaj konkurues. Sasia e ofertes suaj.

4-Ekulibri kerkese-oferte. Analiza e kerkeses dhe analiza e ofertes se tregut jane nje tjeter ceshtje per analize prej sipermarresve te rinj. Ne trajnim do te analizohet ekulibri i tregut. Fokus te vecante per trajtim eshte pesha juaj ne treg.

5-Analiza e pikes kritike. Disa pyetje te cilat kerkojne pergjigje perpara fillimit te nje biznesi te ri jane: Cila eshte kosto e produktit tuaj? Cmimi i produktit? Vlera e shtuar e produktit.

6-Cmimi tavan dhe cmimi dyshme. Ne industri te ndryshme ka rregulla te vecanta. Per sipermarresit e rinj nevojiten njohuri per ceshtje te vecanta si: cmimi tavan, cmimi dysheme. Po keshtu kerkohet nje analize e impakti politik mbi biznesin.

7-Shperndarja normale,produkti dhe cmimi. Sipermarresit e rinj nevojitet te trajnohen edhe per disa njohuri specifike si shperndarja normale. Ne kete menyre do te mund te manaxhojne me sukses inventaret e tyre dhe tju pergjigjen kerkesave fiskale. Disa ceshtje specifike ne kete topics jane si me poshte. Lista e artikujve dhe cmimeve te shitjes. Cmimet e blerjes se produkteve dhe impakti ne listen e shitjeve. Perdorimi i kases fiskale, software apo selfcare ne leshimin e faturave dhe manaxhimin e biznesit.

8-Prodhimi, recepturat dhe firot. Cdo produkt qe prodhohet ka nje recepture. Nevojiten njohuri dhe analiza specifike sepse ne kete menyre mund te shmangni probelemet fiskale si edhe te manaxhoni me sukses biznesin.  Produkti qe do te prodhohet. Recepturat e prodhimit. Firot e prodhimit. Vlera e shtuar e produktit dhe percaktimi i cmimit.

9-Cmimi mesatar dhe FIFO. Ne biznesin tuaj mund te perdorni metoda te ndryshme te mbajtjes se inventarit. Disa nga metodat me te perdorura jane: metoda mesatare ose metoda FIFO. Zgjedhja e metodes se inventarit dhe aplikimi i saj eshte shume i rendesishem. Gabime te ndryshme ose vendimarrje te nxituara mund tju detyrojne ligjerisht te ribeni raportet tuaja financiare  per periudhat e shkuara.

10-Leximi i bilancit dhe rezultatit financiar te biznesit. Raportet financiare nuk jane vetem nje detyrim fiskal. Ato ndihmojne per te analizuar shendetin financiar te biznesit. Bilanci fillesatar eshte momenti i nisjes. Ndertimi i suksesshem do te ndikoj ne raportet e periudhave qe do te vijne. Zhvillimi i aktivitetit kerkon disa rregjistrime ditore dhe veprime rregulluese mujore. Ne fund pasi te keni realizuar veprimet rregulluese vjetore do te arrini te shihni bilancin final si edhe pasqyra e rezultatit financiar.

MODULI 2. NDERTIMI I PLAN BIZNESIT ,20 ORE.

1-MODULI 1. NJOHURI TEORIKE

Perpara se te filloni te ndertoni nje plan biznesi nevojiten disa njohuri te cilat do tju ndihmojne kete proces. Cfare eshte Plan Biznesi. Modeli i Planit te Biznesit dhe Metodologjia e pergatitjes. Analiza SWOT. Plani i shitjeve. Plani i shpenzimeve. Pasqyrat financiare te Biznesit (Bilanci,Fitim-Humbja).  Relacioni midis pasqyrave financiare te biznesit dhe DIVA.  Ndertim Plan Biznesi.

 

2-USHTRIMI PRAKTIKE.

Cdo kursant do te ndertoje planin e tij te biznesit duke u praktikuar konkretisht ne biznesin e supozuar.

Shiko ketu…

 

 

MODULI 3. ELEMENTET FISKAL TE ZHVILLIMIT TE NJE BIZNESI , 10 ORE.

Rekomandohen edhe disa njohuri fiskale per sipermarresit e rinj. Njohurite do te mbahen ne konsiderate pergjate hartimit te planit te biznesit si edhe ne fazen fillestare te implementimit. Ne kete menyre do te mund te shmangen situatat e padeshiruara dhe do te ndikojme ne produktivitetin e biznesit.

  • 1-Fiskalizimi i biznesit. Lexo me shume…
    • a-Analize e biznesit tuaj.
    • b-Zgjedhja e softwaret te fiskalizimit.
    • c- Artikujt e aktivitetit (lende te para, mallra apo produkte per shitje).
    • d-Menaxhimi i inventarit.
  • 2-Deklarimet e biznesit. Lexo me shume…
    • a-Deklarimet e biznesit ne E-Tax.
    • b-Perdorimi dhe monitori i Selfcare.
  • 3-Software per Fiskalizimin dhe manaxhimi ditor. Lexo me shume
    • a-Faturat e shitjes. Rregjistrimet e faturave te shitjes,elementet fiskal,kontabel dhe procedurat e punes..
    • b- Manaxhimi i arkes. Rregjistrimet ne software, elementet fiskal,kontabel dhe procedurat e punes.
    • c-Manaxhimi i bankes. Rregjistrimet ne software, elementet fiskal,kontabel dhe procedurat e punes.
    • d- Faturat e blerjes,kontrolli dhe manaxhimi i tyre.
  • 4-Ekonomisti i jashtem/zyrat e kontabilitetit.
    • a-Menyra e bashkepunimit.
    • b-Elementet kontraktual te bashkepunimit.
    • c-Si te organizoni proceset e punes dhe bashkepunimit me zyrat e kontabilitetit.
    • d-Detyrat tuaja dhe ato te zyres kontabel.
  • 5-DIVA (Deklarata Individuale e te Ardhurave Vjetore). Lexo me shume
    • a-Modeli i DIVA dhe elementet. Deklarimi individual krahas deklarimeve te biznesit.
    • b-Ruajtja e dokumentacionit per DIVA.
    • c-Deklarimi i DIVA. Rast konkret.
    • d-Bashkepunimi me ekonomistet e jashtem/ zyrat e kontabilitetit. Kur ju duhet ndihma e tyre, si ti kuptoni ata dhe te merrni konsulence.