Rreth nesh

Trajnimi Im synon të zhvillojë programe trajnimi të orientuara drejt nevojave reale të kursantëve dhe tregut të punës, duke ndërtuar rrugë të strukturuara të zhvillimit profesional. Çdo kurs konsiderohet pjesë e një procesi më të gjerë të të nxënit, ku pjesëmarrësit avancojnë gradualisht nga kompetencat bazë drejt specializimit profesional. Nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm, përdorimit të teknologjisë dhe matjes së rezultateve, Trajnimi Im angazhohet të ofrojë trajnim cilësor në përputhje me parimet e ISO 21001.

Qendra është e fokusuar në trajnime online. Kurset fokusohen në fushën e: Softwarëve për Mbajtje të Kontabiliteti, Fiskalizim dhe Deklarimet e biznesit si edhe në trajnime më të specializuara. Inisiativa për krijimin e qendrës fillon në vitin 1999 dhe arrin të realizohet në vitin 2005. Ajo është një inisiative e suksesshme e dy pedagogeve në fushën e ekonomisë. Ata ndër vite e konsoliduan qendrën duke shtuar edhe shërbime si implementimi dhe konsulenca për individët dhe bizneset.


THEMELUESIT E QENDRËS SË TRAJNIMIT:

Dr. Rudina Lipi (CV)

&

Prof.As.Dr. Ilirjan Lipi (CV)


Doktore e Shkencave në Ekonomi.

Dr. Rudina Lipi 

NHR- Index, shiko me shume

📌 Ekspertizë në Teknologji dhe Programim:

  • 1-R Programming Language (2022)

  • 2-Zhvillues Databaze – MySQL (2020)

  • 3-Python (2019)

  • 4-Administrim Website CMS (2020)

  • 5-SPSS (2012)

📌 Ekspertizë në Kontabilitet dhe Fiskalizim:

  • 6-Ekspert Fiskal (2019)

  • 7-Auditues i Brendshëm (2019)

  • 8-Implementime dhe Suport për Software të Kontabilitetit të Aplikuar (2005 – në vazhdim)

  • 9-Aplikimi i Standardeve Kontabël (2010 – në vazhdim)

📌 Eksperienca Akademike dhe Trajnime:

  • 10-Doktore e Shkencave në Ekonomi (2014)

  • 11-Eksperiencë Akademike (2005 – në vazhdim)

  • 12-Trajnime për Software të Kontabilitetit të Aplikuar (2005 – në vazhdim)

  • 13-Trajnime Online për Software të Kontabilitetit (2010 – në vazhdim)

Ekspert me një kombinim të fortë midis financave, teknologjisë dhe edukimit.

GOOGLE SCHOLAR, shiko më shumë

Rudina Lipi is currently a Professor in the Department of Finance and Accounting , Economic Faculty, University of Vlora, Albania & Professor in the  Department of Economy at University College “Pavarësia Vlorë”.

She received a MSc. In Financial Management, classified as Post Double Graduation, from Tirana University, Modena and Reggio Emilia University. She received a doctoral degree in Finance from the State University of Tirana in 2014.

From 2008 to present she works as a lecturer of different business finance and accounting courses, in Bachelor and Master Programs. Also from 2005 to present she works as an independent SME consultant and professional trainer in the field of computerized accounting.

Her main research interests and expertise include: Business Management; Financial Management and Accounting, Research Methodology; Innovation and Entrepreneurship; Statistics and Data Analysis; Marketing, Market Research; Business Plan and Business Model, Project Management, Computerized Accounting.

 


Doktor i Shkencave në Ekonomi.

Prof.Assoc.Dr. Ilirjan Lipi.

NHR-Index,shiko më shumë

Një kombinim i përvojës akademike, ekspertizës teknike dhe aftësive të avancuara në zhvillimin e software-ve dhe analizën ekonomike.

📌 Ekspertiza në Teknologji dhe Programim:

  • 1-R Programming Language (2022)

  • 2-Java (2021)

  • 3-Zhvillues Databaze – MySQL (2020)

  • 4-Python (2020)

  • 5-Administrim Website CMS (2020)

  • 6-Front-End Developer (2019)

📌 Ekspertizë në Kontabilitet dhe Fiskalizim:

  • 7-Ekspert Fiskal (2019)

  • 8-Auditues i Brendshëm (2019)

  • 9-Implementime dhe Suport për Software të Kontabilitetit të Aplikuar (2005)

  • 10-Aplikimi i Standardeve Kontabël (2010)

📌 Eksperienca Akademike dhe Profesionale:

  • 11-Profesor i Asociuar (2015)

  • 12-Doktor i Shkencave në Ekonomi (2006)

  • 13-Eksperienca akademike (1998 – në vazhdim)

  • 14-Eksperienca në trajnimet për Software të Kontabilitetit të Aplikuar (2000 – në vazhdim)

  • 15-Aplikimi i Trajnimeve Online (2010 – në vazhdim)

Lider në edukimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale për kontabilitetin dhe biznesin.

Google Scholar, shiko më shumë

Ilirjan Lipi is currently Professor in the Department of Business Administration at University of Vlora Ismail “Qemali”, in Albania, where he has been since 1998.

He received the Degree Master of Science in Business Administration from University of Tirana, Albania.

He received a doctorate degree in Business Administration from the State University of Tirana in 2006.  The Academic title of Associate Professor is granted to him by Durres University “Aleksander Moisiu”.

His main research interests include: Business Management, Human Resource Management; International Business; Business Plan Development; Human Resource Management in Public Administration; Management Informatin System. He is author of many national and international scientific papers.


 

Qendra e Trajnimeve – Ekspertizë, Fleksibilitet dhe Praktikë

Qendra jonë ofron trajnime profesionale që nga viti 2005 në zyrë dhe prej 2010 online, duke integruar situata praktike për një përvojë mësimore efikase. Trajnimet drejtohen nga pedagogë me përvojë dhe janë të përshtatshme për fillestarë dhe profesionistë që duan të avancojnë në karrierë.

Pjesëmarrësit përfshijnë:

  • 1-Studentë, ekonomistë të rinj, administratorë biznesesh dhe kontabilistë.

  • 2-Ofruar në Shqipëri dhe jashtë saj (Gjermani, Itali, Greqi, SHBA, Angli).

Format e trajnimeve:

  • 1-Kurse të dedikuara – fleksibilitet maksimal dhe cilësi e lartë.

  • 2-Kurse në klasa të vogla – mësim i personalizuar me kosto të ulët.

  • 3-Kurse në klasa të mëdha – orare fikse dhe çmim i reduktuar.

  • 4-Kurse në webinar – mësim i pavarur, 24/7 akses.

Ekspertët tanë janë profesionistë aktivë në sektorin privat dhe publik, duke sjellë njohuri të përditësuara dhe praktike për kursantët tanë. Ne besojmë se suksesi në tregun e punës arrihet duke kombinuar teorinë akademike me aftësitë praktike.

Si ndryshon Universiteti nga kurset në “Trajnimi Im” ?

(Qëllime të ndryshme dhe kompletuese të njëra tjetrës).

Misioni

Trajnimi Im është një qendër profesionale trajnimi dhe zhvillimi kompetencash, e fokusuar në ofrimin e programeve praktike dhe të orientuara drejt tregut të punës. Programet tona mbulojnë fusha si kontabiliteti, financa, fiskalizimi, doganat, sistemet ERP, transformimi digjital, analizat e të dhënave, menaxhimi dhe zhvillimi profesional.

Misioni ynë është të ndihmojmë studentët, profesionistët, bizneset dhe institucionet publike të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të zbatueshme menjëherë në praktikë.

Klientët Tanë

  1. Fillestarët – Studentë, ekonomistë të rinj dhe individë jo-ekonomistë që kërkojnë njohuri dhe certifikim në ekonomi.
  2. Stafet e bizneseve – Magazinierë, shitës, ekonomistë dhe kontabilistë të cilët kërkojnë të fiskalizojnë dhe të menaxhojnë kontabilitetin.
  3.  Institucionet dhe OJF-të – Financiarë të institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse që kërkojnë menaxhim të saktë financiar.
  4.  Ekspertët e Pavarur – Kontabilistë të miratuar dhe ekspertë kontabël që ofrojnë shërbime për bizneset.
  5. Bizneset Private – Biznese që kërkojnë të implementojnë software për menaxhim financiar dhe fiskalizim.
  6.  Administratorët dhe Pronarët – Sipërmarrës që dëshirojnë të menaxhojnë vetë proceset financiare të bizneseve të tyre.

Qendra jonë është e përkushtuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në fushën e trajnimeve profesionale!

__________________________________________

Parimet Kryesore të Punës Sonë

1. Fokus tek Kursanti

Çdo program trajnimi ndërtohet duke pasur në qendër nevojat e kursantëve, profesionistëve dhe organizatave.

Ne synojmë që çdo pjesëmarrës:

  • të fitojë njohuri të zbatueshme;
  • të zhvillojë aftësi praktike;
  • të rrisë mundësitë për punësim dhe zhvillim profesional;
  • të përmirësojë performancën në vendin e punës.

2. Mësim Praktik dhe i Orientuar drejt Tregut të Punës

Programet tona bazohen në:

  • raste studimore reale;
  • ushtrime praktike;
  • simulime profesionale;
  • përdorim të programeve dhe platformave aktuale të biznesit.

Çdo trajnim synon transferimin e kompetencave që kërkohen nga tregu i punës shoqëruar edhe me vetëm njohuri teorike.


3. Përmirësim i Vazhdueshëm

Ne monitorojmë vazhdimisht:

  • cilësinë e trajnimeve;
  • kënaqësinë e pjesëmarrësve;
  • rezultatet e të nxënit;
  • nevojat e tregut.

Sugjerimet dhe komentet e pjesëmarrësve përdoren për përditësimin e programeve dhe metodologjive tona.


4. Transparencë dhe Integritet

Trajnimi Im garanton:

  • transparencë në informacionin mbi programet;
  • kritere të qarta për pjesëmarrje dhe certifikim;
  • vlerësim objektiv të rezultateve;
  • mbrojtje të të dhënave personale sipas praktikave më të mira europiane.

5. Transformim Digjital dhe Fleksibilitet

Trajnimet ofrohen në forma të ndryshme:

  • në klasë;
  • online;
  • në klasë dixhitale;
  • nëpërmjet platformave të të nxënit në distancë.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të ndjekin programet nga kompjuteri, telefoni ose tableti, duke mundësuar zhvillim profesional pa kufizime gjeografike.

Objektivat e Cilësisë

Trajnimi Im synon:

  • Ofrimin e programeve të përditësuara sipas zhvillimeve profesionale.
  • Rritjen e vazhdueshme të kënaqësisë së pjesëmarrësve.
  • Përmirësimin e kompetencave profesionale dhe digjitale të kursantëve.
  • Zhvillimin e partneriteteve me bizneset, institucionet publike dhe komunitetin profesional.
  • Ndërtimin e një kulture të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Çfarë Garantojmë për Pjesëmarrësit Tanë

  • Përmbajtje profesionale dhe të përditësuara.
  • Mësim praktik të orientuar drejt rezultateve.
  • Materiale trajnuese të strukturuara.
  • Mbështetje gjatë procesit të të nxënit.
  • Certifikim të pjesëmarrjes dhe përfundimit të programit.
  • Mundësi zhvillimi profesional në përputhje me kërkesat e tregut.

Vizioni Ynë

Të jemi një nga qendrat më të besueshme dhe inovative të trajnimit profesional në Shqipëri dhe rajon, duke ofruar programe të bazuara në standardet europiane të cilësisë, teknologjisë dhe zhvillimit të kompetencave.

Historik i Qendrës

Iniciativa për krijimin e qendrës nisi në vitin 1999, duke u finalizuar me sukses në 2005. Themeluar nga dy pedagogë në fushën e ekonomisë, qendra ka evoluar ndër vite, duke u konsoliduar si një institucion i besuar në fushën e trajnimeve dhe konsulencës financiare. Fillimisht, ajo ofronte kurse mbi softwarë të kontabilitetit dhe paketat Microsoft Office, ndërsa sot ka zgjeruar gamën e shërbimeve për të përfshirë implementimin dhe asistencën .

 Trajnimet dhe Shërbimet

I-Softwarë Kontabiliteti & Fiskalizimi

  • 1-Financa 5 Standard & Enterprise

  • 2-Alpha Web Busines & Buxhetor

  • 3-ELIF Kontabilitet & Fiskalizim

  • 4-Bilanc

  • 5-Parid Smart Solution

  • 6-Posplus

  • 7-DevBooks
  • 8-EasyBooks

II-Aftësi Digjitale & Analizë Financiare

  • 8-Microsoft Excel
  • 9-Deklarime Tatimore
  • 10-Konsulencë Financiare
  • 11-Plane Biznesi & Marketingu
  • 12-DIVA
  • 13-Doganat
  • 14- Ndertimi

Me një ekip të specializuar dhe partneritete strategjike, qendra vazhdon të jetë një pikë referimi për bizneset dhe individët që kërkojnë njohuri dhe mbështetje profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Ekspertizë dhe inovacion në trajnime dhe konsulencë financiare

Fokus Kryesor (2020-2024)

Qendra jonë ka ndërtuar një platformë të suksesshme trajnimi dhe konsulence për:
Trajnime Online në Financa 5, Alpha Web, Elif, Parid SS, Bilanc, Posplus, kontabilitet, fiskalizim, deklarime, plane biznesi dhe Microsoft Excel (nivel fillestar, mesatar dhe i avancuar).
Konsulencë për fiskalizimin – mbështetje e plotë për implementimin e sistemit të fiskalizimit.
Implementimin e Programeve të Fiskalizimit për biznese dhe profesionistë të lirë.
Konsulencë financiare dhe deklarime për individë dhe biznese, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe efikase.

Format e Kurseve të Ofruara

🔹 Kurse të Dedikuara – Mësim i personalizuar me cilësi të lartë për fillestarët.
🔹 Kurse në Webinar – Trajnime me kosto të ulët (60%-70% më të lira).
🔹 Kurse në Klasa të Vogla – Formate të përshtatshme për mësim online në grupe të vogla (2-3 persona).
🔹 Kurse për Deklarime & Fiskalizim – Një risi që ofron trajnime të specializuara për raportimin fiskal dhe ligjor.

 Suksesi i Trajnimeve Online

  • 2020-2021 , 99% e kurseve të zhvilluara online;
  • 2022- në vazhdim, 100% e kurseve  janë online;
  • Tirana – 60% e të trajnuarve janë nga kryeqyteti;
  • Rritja e trajnimeve online – Nga 40% në 2019 në 99% online deri në fund të 2021.
  • Adaptim ndaj krizës COVID-19 – 100% e trajnimeve kaluan online në periudhën Mars-Maj 2020.
  • Punësimi për periudhën 2020-2025:
    • 90% e kursantëve të cilët nuk kanë pasur një punë, kanë filluar një punë të re
    • 95% e sipërmarrësve që janë trajnuar, e kanë implementuar trajnimin në punën e tyre.
    • Mbi 70% të kursantëve, ju është dhënë një ofertë punësimi në përfundim të trajnimit

🔹 Avantazhet e Trajnimeve Online

Fleksibilitet dhe cilësi – Trajnimet zhvillohen në çdo vend dhe orar të përshtatshëm.
Mbështetje e vazhdueshme – Kursantët marrin asistencë edhe pas përfundimit të kursit.
Platforma moderne – Mësimi realizohet përmes Zoom, testimeve online dhe klasave virtuale.

 

 

Risi dhe përshtatje me nevojat e tregut – 100% Online, Smart Learning

Që prej 1 Janar 2022, të gjitha trajnimet zhvillohen ekskluzivisht online, duke sjellë fleksibilitet dhe akses të plotë për kursantët.

Fokusimi në periudhën 2025 ishte në:

1. Trajnime Online përmes Videove (Klasa Dixhitale)

  • Mëso dhe praktikohu 24/7 me kurse të personalizuara dhe mbi programe standarde.
  • 55% e kursantëve në periudhën Janar-Korrik 2025 kanë preferuar këtë format për fleksibilitetin që ofron.

2. Kurse të Dedikuara

  • Për fillestarët që duan të avancojnë shpejt dhe kërkojnë cilësi të lartë në trajnim.
  • Për sipërmarrësit që menaxhojnë biznesin e tyre.

3. Klasa Standarde

  • Klasat e vogla organizohen 4 herë në vit, ndërsa klasat e mëdha2 herë në vit.
  • Cmime më të ulta dhe të organizuar në orare fikse. Rekomandohet për individë të cilet mund të përshtaten me oraret e qendrës.

4. Masterclass dhe Bootcamp

  • Fokusi mbi Masterclass dhe Bootcamp.
  •  Trajnime mbi Deklarimet në Shtet dhe përdorim të teknologjisë në sistemet financiare.

5. Risitë në Industri

  • Fokusi mbi teknologjinë në profesionin e ekonomistit.
  • Trajnime mbi Power BI, software të informatizuar të kontabilitetit dhe inteligjencën artificiale (AI) në sistemet financiare.

Fokusimi i Ri (Janar 2026 e në vazhdim)

Objektivat Strategjike të Cilësisë për Trajnimi Im – 2026

Objektivi 1

Përshtatja e vazhdueshme e programeve sipas nevojave të kursantëve dhe tregut të punës

Qëllimi:
Të sigurohet që çdo program trajnimi të reflektojë nevojat aktuale të kursantëve, bizneseve dhe zhvillimet ligjore, teknologjike dhe profesionale.

Veprimet:

  • Mbledhja e feedback-ut pas çdo kursi.
  • Analiza e kërkesave më të shpeshta të kursantëve.
  • Përditësimi i materialeve dhe programeve të trajnimit.
  • Integrimi i ndryshimeve ligjore, fiskale dhe teknologjike në përmbajtjen e kurseve.

 

Treguesit e suksesit:

  • Minimumi 2 rishikime programi gjatë vitit.
  • Minimumi 80% e kursantëve të deklarojnë se kursi përmbush pritshmëritë e tyre.
  • Minimumi 90% e programeve të përditësohen sipas ndryshimeve profesionale dhe ligjore.

Objektivi 2

Krijimi i rrugëtimit të zhvillimit profesional  për kursantët

Qëllimi:
Të krijohet një sistem i strukturuar progresi që u mundëson kursantëve të zhvillojnë kompetenca nga niveli bazë deri në nivel profesional dhe specialist.

Parimi:
Kursanti nuk ndjek kurse të izoluara, por një rrugëtim të qartë zhvillimi profesional.

Shembull për Ekonomistët

Faza I – Kompetencat Bazë

  • Kontabilitet Manual
  • Microsoft Excel
  • Bazat e Tatimeve
  • Bazat e Fiskalizimit

Faza II – Kompetencat Operacionale

  • Financa 5
  • Alpha Web
  • Odoo
  • QuickBooks

Faza III – Raportime dhe Deklarime

  • E-Filing
  • SelfCare
  • Deklarimet Tatimore
  • Pasqyrat Financiare

Faza IV – Kompetenca të Specializuara

  • Procedurat Doganore
  • Import – Eksport

Faza V – Kompetenca të Avancuara

  • Kontabilitet Ndërtimi
  • Kontabilitet Prodhimi

Treguesit e suksesit

✓ Krijimi i të paktën 3 Module te reja trajnimi brenda vitit.

✓ Minimumi 50% e kursantëve të vazhdojnë me nivelin pasardhës të trajnimit.


Objektivi 3

Zhvillimi i një ekosistemi të të nxënit gjatë gjithë jetës (Lifelong Learning)

Qëllimi:
Të mbështetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i kursantëve përmes programeve progresive dhe të ndërlidhura.

Veprimet:

  • Krijimi i bibliotekës dixhitale.
  • Krijimi i komunitetit të alumnëve.
  • Ofrimi i materialeve shtesë dhe webinarëve.
  • Përditësime periodike mbi ndryshimet ligjore dhe teknologjike.

 

Faturë e Fiskalizuar Online—Pagesa me Bank —Trajnime Online.


 

PASAPORTA_E_LEHTËSUESIT