Trajnimet në fushën e tatimeve, fiskalizimit dhe deklarimeve janë programe praktike të orientuara drejt njohjes dhe zbatimit të procedurave që hasen në veprimtarinë e përditshme të një biznesi.
Programet ndërthurin shpjegimin e koncepteve me raste studimi, situata praktike, ushtrime dhe teste, duke u fokusuar në mënyrën se si kryhen proceset dhe deklarimet përkatëse.
Çfarë përfshijnë trajnimet?
Në varësi të kursit të zgjedhur, trajtohen:
- 1.Tatimet dhe TVSH
- 2.Fiskalizimi dhe proceset e lidhura me të
- 3.Deklarimet në E-Tax
- 4.Përdorimi dhe konfigurimi i SelfCare
- 5.Deklarimet e punonjësve dhe pagave
- 6.Tatimi në burim
- 7.Kontratat e qirasë dhe detyrimet përkatëse
- 8.Certifikata dhe nënshkrimi elektronik
- 9.Menaxhimi i arkës dhe dokumentacionit financiar
- 10.Procedurat doganore për importet dhe eksportet
- 11.Dokumentacioni i importit dhe deklarata doganore
- 12.Llogaritja e detyrimeve doganore dhe TVSH-së në import
- 13.Përcaktimi i kostos së mallrave të importuara
- 14.Regjistrimi kontabël dhe fiskalizimi i importeve
- 15.Incoterms dhe ndikimi i tyre në transaksionet ndërkombëtare
- 16.Ndërveprimi ndërmjet software-ve të kontabilitetit, SelfCare, E-Tax, QKB dhe sistemeve/procedurave doganore
Trajnimet rekomandohen për ekonomistë, kontabilistë, specialistë finance, profesionistë që punojnë me importe dhe eksporte, sipërmarrës, studentë dhe persona që dëshirojnë të zhvillojnë njohuri praktike në fushën e tatimeve, fiskalizimit dhe procedurave doganore.
Zgjidhni më poshtë trajnimin që i përshtatet nevojave tuaja profesionale.
📩 Rezervo vendin tani dhe bëhu gati për të menaxhuar me profesionalizëm!
Lista :
-
-
1. DEKLARIME NE SHTET DHE FISKALIZIM. Kliko këtu
-
2. DOGANA. Kliko këtu
-
3. DIVA. Kliko këtu
-
4. SELFCARE. Kliko këtu
-
MATERIALE PËR KLIENTËT
Materiale praktike që plotësojnë trajnimet dhe ndihmojnë në zbatimin e njohurive në punën e përditshme.
- 📘 Manuale dhe materiale mësimore
- 📑 Raste studimi dhe situata praktike
- ✅ Teste për vetëvlerësim
- 📊 Modele Excel dhe dokumente pune
- 🧾 Shembuj dokumentesh tatimore dhe fiskalizimi
- 📋 Udhëzues praktikë për deklarimet
- 🔄 Materiale të përditësuara sipas ndryshimeve procedurale


