VIRTUAL LEARNING LAB

 

Qellimi i ketij LAB-i Virtual Edukimi eshte te mbeshtesi  intensifikimin e te mesuarit dhe zhvillimin e aftesive

Ky projekt eshte nje inisiative private, me qellim intensifikimin e njohurive dhe aftesive te nevojshme per te punuar si economist dhe jo vetem.

Te nderuar vizitore te faqes, kete hapesire virtuale e kemi dizenjuar per t’ia dedikuar mundesive per te mesuar rreth ceshtjeve te ndryshme te sipermarrjes, ekonomise, biznesit, teknologjise, legjislacionit tatimor dhe kontabel, finances, sistemeve te informacionit, marketingut, dhe shume fushave dhe disiplinave te tjera me karakter profesional dhe jo vetem, qe do t’ju mundesojne zhvillimin e aftesive jo vetem te rinjve, studenteve, sipermarresve te bizneseve, por edhe te gjithe atyre qe pregatiten te punojne si stafe ne njesi te ndryshme, apo kujtdo qe eshte duke kerkuar pune, po nderron pune, ose kerkon te aftesohet edhe me tej.

 

 

Klikoni ketu per te hyre …

Duke qene se pandemia e Covid-19 i detyroi te gjitha entitetetet e edukimit te kalonin ne klasat e tyre online, tashme te gjithe instruktoret, pedagoget, mesuesit dhe studentet jane mesuar me aplikacionet, mjediset dhe instrumentat e klasave digitale.

Ndaj edhe ky lab, do te jete pikerisht nje projekt virtual formimi per zhvillimin e aftesive, realizuar permes aktiviteteve virtuale.

 

Audienca 

LAB i dedikohet te rinjve, studenteve, te diplomuarve, sipermarresve, stafeve te biznesve dhe institucioneve, te githa grupeve te interesuara dhe te etura per zhvillimin e aftesive ne fushen e ekonomise, biznesit, kontabilitetit, finances, sistemeve te informacionit, aftesive dixhitale, etj.

 

Objektivat

Te ndihmoje te rinjte, studentet, sipermarresit dhe stafet e tyre dhe jo vetem te zhvillojne ne menyre te vazhduar aftesite e tyre per nje treg pune gjithmone e ne zhvillim, duke mesuar metoda, teknika, aftesi, instrumenta etj. per te qene gjithmone koherent me te rejat dhe zhvillimet e fundit.

Struktura

LAB do te jete I organizuar me seksione video leksionesh (free dhe me pagese), si dhe ne fund te cdo leksioni do te jepet mundesia per pyetje dhe pergjigje. Gjithashtu ju mund te ndiqni videowebinaresh ose edhe webinar live.

Gjuha:shqip

Nje certificate do t’i jepet kujtdo qe ndjek deri ne 80% te seksioneve, leksioneve dhe resourceve te lab-it.

Organizatoret

Resourcet jane te hartuara nga pedagoge te ekonomise, dhe ne to eshte kondensuar gjithe pervoja, njohuria dhe ekspertiza e shume viteve pune dhe studimeve te vazhduara. Meso me shume rreth tyre ketu.

Tarifa

LAB dhe resource e tij, do te aksesohen free, si dhe me pagese, duke qene se inisiativa  eshte 100% private, dhe kerkon patjeter financim per mbeshtetjen e saj.

Regjistrohu per te marre informacionet e fundit per temat e reja te trajnimeve free.

VIRTUAL LEARNING LAB – TRAJNIMI IM

1-Materialet e Kursit/Konsulences. 

Materialet e trajnimeve/konsulences jane ne forma te ndryshme si Webinar, Excel dhe Word etj. Baza e materialeve eshte format Webinari ku nepermjet video kerkohet t’ju jepet mundesia per te mesuar ose konsulence.

2-Programi i Kursit/Konsulences. 

Ne modulin perkates te kursit mund te shikoni programin perkates i cili update ne menyre te vazhdueshme per cdo nivel. Konsulenca organizohet per ceshtje specifike dhe mund te shikoni materialet sipas nje programi te percaktuar.

3-Procesi i te Mesuarit

a- Ne rastet e kurseve/konsulences nepermjet Webinareve Pedagogu hedh materialet ne klase ne menyre te vazhdueshme.
b- Kursanti ndjek trajnimin/konsulencen tuaj ne menyre te vazhdueshme nepermjet platformes.
c- Per pyetje te ndryshme ju mund te merrni pergjigje prej pedagogut per Webinaret. Ju do te keni mundesi te ushtroheni ne version mesimor te programit duke kerkuar tju jepen zgjidhje situatave praktike.

4. Testimi Final.

Individet mund te certifikojne njohurite e tyre duke kerkuar testimin final per trajnimin ne Webinar.