Easy Pos-Kurse

easyPos & easyInvoice – Zgjidhje për fiskalizim dhe faturim elektronik

Aplikacioni easyPos mund të instalohet në çdo kompjuter, tabletë, telefon smartphone apo POS fizik. Është i thjeshtë në përdorim dhe i shpejtë në reagim. Do t’ju duhen pak minuta për ta instaluar dhe do të mund të lëshoni menjëherë faturat e para.

easyPos është një zgjidhje e besueshme, e menduar për çdo lloj biznesi në Shqipëri — nga bizneset e vogla tek korporatat e mëdha. Me të mund të kryeni një sërë veprimesh, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm punën tuaj të përditshme. Më konkretisht, me easyPos-in deklaroni dhe menaxhoni arkën, lëshoni fatura, menaxhoni artikujt dhe magazinën, gjeneroni raporte periodike mbi veprimtarinë tuaj ekonomike e të tjera.

EasyPoas-Kurse

Raporte dhe analiza

  • Raporte shitjesh në kohë reale
  • Indikatorë financiarë
  • Gjurmim detyrimesh ndaj palëve të treta
  • Analiza fitimi dhe humbjeje
  • Eksport për kontabilitetin

 

________________________________________________________________________________________________

 

easyBooks – Program për mbajtjen e kontabilitetit.

Me easyBooks mund të:

  • Mbani kontabilitetin e plotë të biznesit tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë.
  • Kontabilizoni automatikisht faturat e shitjes dhe blerjes të fiskalizuara.
  • Bashkërendoni lëvizjet e bankës dhe arkës me faturat përkatëse duke ngarkuar statement-et direkt në easyBooks.

 

_______________

easyBar – Zgjidhje profesionale për menaxhimin e bareve dhe restoranteve.

easyBar është një program i dedikuar për menaxhimin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. Ai ndihmon në organizimin e porosive, menaxhimin e tavolinave dhe optimizimin e punës së stafit, duke u integruar me easyPos për lëshimin e faturave të fiskalizuara.

Gjithashtu, sistemi mund të zgjerohet me module shtesë si Kitchen Display, Thirrja e Kamerierit dhe Portofoli Virtual (RFID/NFC).

 

_______________

easyPoint – Zgjidhje për menaxhimin e pikave të shitjes.

 

easyPoint është një zgjidhje për menaxhimin e pikave të ndryshme të shitjes, si markete, supermarkete dhe dyqane të çdo lloji.

Programi mundëson administrimin e shitjeve, artikujve, çmimeve dhe stokut në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, duke ndihmuar biznesin të ketë kontroll më të mirë mbi aktivitetin e përditshëm. easyPoint integrohet me aplikacionin easyPos për lëshimin e faturave të fiskalizuara, në përputhje me kërkesat ligjore dhe nevojat e klientit.