Rekomandime per fiskalizimin e tatimpaguesve

Disa rekomandime te rendesishme per fiskalizimin e tatimpaguesve:

1. Regjistrohet në regjistër si tatimpagues që lëshon fatura.
2. Regjistron të dhënat për cdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
3. Për cdo ndryshim të vendit të biznesit,tatimpaguesi detyrohet që të deklarojë të dhënat e reja.
4. Regjistron çdo pajisje elektronike të faturimit.
5. Detyrohet që të marrë një Çertifikatë elektronike si edhe Nënshkrimin elektronik.
6. Detyrohet të informojë ndërprerjen e përhershme të punës së një pajisje elektronike të faturimit.
7. Detyrohet të paraqesë të dhënat për çdo operator individual.
8. Detyrohet të paraqesë çdo ndryshim të të dhënave të operatorëve.
9. Detyrohet të deklarojë të dhënat për furnizuesin e mirëmbajtësin e zgjidhjeve softuerike.
10. Detyrohet të nxjerrë një akt të brendshëm që miraton rregullat e renditjes numerike të numrit të faturës.
11. Tatimpaguesi duhet të regjistrohet për nënshkrimin elektronik, me të cilin do të nënshkruajë çdo faturë.
12. Marrësit e faturave detyrohen të regjistrohen dhe të marrin një certifikatë elektronike.
13. Tatimpaguesi është përgjegjës për verifikimin e kapacitetit të duhur të rrjetit.
14. Në rast ndërprerjeje të internetit, tatimpaguesi detyrohet që të rivendosë lidhjen me internet.
15. Nëse ndodh ndërprerja e punës së pajisjes, tatimpaguesi detyrohet që të sigurojë funksionimin e saj.
16. Nëse ushtron veprimtarinë në një zonë ku nuk është e mundur të vendoset interneti, ai duhet të informojë Administratën.
17. Tatimpaguesi duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë të dhënat në Librin e Shitjeve dhe Librin e Blerjeve.
18. Tatimpaguesi detyrohet të afishojë një njoftim që tregon detyrimin për të lëshuar/pranuar fatura.
19. Tatimpaguesi detyrohet që të informojë në fillim të çdo dite pune,gjendjen e parave Cash.
20. Tatimpaguesit që lëshojnë fatura shoqëruese, detyrohen të kryejnë fiskalizimin.