Financa 5
Kursi per FINANCA 5 eshte i organizuar ne disa nivele A1,A2,B1,B2,C1 dhe C2. Njohurite jane te organizuara per tju dhene mundesi te mesojne te perdorin programin te gjithe palet e interesuara.
Kurset mund te zhvillohen ne zyre & online.Oraret e kurseve jane te favorshem pasi zhvillohen si paradite edhe mbasdite.
Individet te cilet nuk jane te fushes ekonomike rekomandohet te zgjedhin vetem nivelet A1 dhe A2. Vendimin per te mesuar me shume rekomandojme te merret kur te kene perfunduar keto dy nivele.
Individet qe kane perfunduar studime ekonomike, administratore, eksperte kontabel dhe kontabiliste rekomandohet te trajnohen per nivelet A1,A2,B1 dhe B2 ne FINANCA 5. Ky nivel i njohurive eshte kerkese e tregut te punes dhe ju ndihmon te jeni stafe te kualikuar dhe te kerkoni paga me te larta ne punen tuaj.

NIVELI A1, NIVELI BAZE *
Ne perfundim te nivelit A1, do te jeni ne gjendje te organizoni nje aktivitet tregetar duke filluar nga nje situate e paorganizuar biznesi. Njekohesisht do te mund te rregjistroni veprimet e perditshme te blerjeve,shitjeve, arkave,bankave si edhe te mbani marredheniet me klientet dhe furnitoret. Raportet e gjendjeve perkatese ne magazinat apo bizneset tuaja do te mund ti gjeneroni ne kohe reale prej programit.
NIVELI A2, NIVEL I NDERMJETEM **
Ne perfundim te nivelit A2, do te jeni ne gjendje te punoni me arkat, bankat ne monedha te huaja si edhe kalimin e parave nga arka ne banke dhe anasjelltas.Moduli i rregjistrimeve te TVSH dhe raportet perkatese mujore do te jeni ne gjendje ti kuptoni,plotesoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore te veprimeve perkatese. Zgjidhja e problemit te inventarit nepermjet perdorimit te barkodeve dhe rregullimet perkatese te inventareve do te mund ti zgjidhni me lehtesi.
NIVELI B1, NIVEL MESATAR ***
Ne perfundim te ketij niveli ju do te jeni ne gjendje te punoni me Ofertat, Urdhershitjet dhe konvertimet perkatese ne Fatura shitje. Rregjistrimet e veprimeve me doganen dhe AAGJ (aktivet afatgjata) jane dy momente shume te rendesishme te cilat ju do te mesoni rregjistroni veprimet perkatese.
Konfigurimi dhe rregjistrimi i veprimeve te perditshme per nje ndermarrje prodhimi do te jete nje tjeter aftesi juaja ne perfundim te trajnimit per kete nivel.
NIVEL B2 NIVEL MESATAR ****
Burimet Njerezore jane nje tjeter modul i rendesishem i programit, tek i cili do te mesoni te rregjistroni veprimet mujore dhe te download raportet perkatese. Raportet te cilet shkarkohen ne formatet pdf dhe xls, mund te perdoren nga ju edhe ne sistemet e tjera si e-filling apo te bankave. Ne sistetim e firmes suaj i cili ka emrin EMRI JUAJ ju rregjistroni informacionet tuaja per pagat dhe gjeneroni raporte shume te rendesishme per firmen dhe per te tjeret. Ne fund ju do te shikoni efektin kontabel te rregjistrimit te pagave mbi raportin e te ardhura shpenzimeve te aktivitetit tuaj. Ju sapo keni arritur te krijoni sistemin e firmes suaj i cili gjeneron raporte per te tretet: sistemet e institucioneve dhe bizneseve te tjera me te cilat ju bashkepunoni.
NIVELI C1, NIVEL I AVANCUAR *****
Qendrat e kostove jane nje prej vecantive, duke i krijuar mundesi ndermarrjes qe cdo aktivitet, njesi …etj ta konsideroje si te tille. Ne perfundim te kursit ju do te jeni ne gjendje te punoni me qendrat e kostove dhe te shikoni njesite e firmes si te tilla. Si qendra kosto ju mund te konsideroni cdo gje ne aktivitetin tuaj dhe pastaj ne funksion te saj te organizoni punen tuaj. Alpha Business ju jep avantazhin te shikoni cdo gje si qender kosto. Provojeni dhe do te shikoni veten si nje profesionist i vertete. Njekohesisht njohurite per disa veprime te tjera te pasqyruara ne program do tju japin mundesi per me shume profesionalizem ne praktikat tuaja te perditeshme.
NIVELI C2, NIVEL SUPER I AVANCUAR ******
Programi ju lejon te importoni nga Microsoft Excel si edhe te detajoni buxhetet e llogarive.
Njekohesisht te gjithe raportet do te shkarkohen ne Excel dhe do te perpunohen ne BI
Financa5
Ju ofron automatizim dhe zgjidhje në zhvillimin e funksionve të biznesit tuaj:
- Kontabilitet Financiar
- Alokim dhe Kontroll të Kostos
- Planifikim dhe Buxhetim
- Manaxhim të Hyrje-Daljeve
përmes moduleve kryesore: Libri i Madh, Inventari, Blerjet, Shitjet, Arka, Banka dhe modulet e shtesë e programet e tjera me të cilat mund të integrohet:
- Pasqyrat Financiare
- POS
- MS
- Distribucion
- WEBPos
- Payroll
Organizimi i punës me programin funksionon me module. Në çdo modul të drejtat e përdorimit të sistemit kufizohen ose lejohen sipas funksionit që kryen çdo operator në program.
Në versionin e fundit të Financa5 administrimi i të drejtave të përdoruesve vjen në nivel më të avancuar.
Standarde
Ky program evoluon sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK (Standardet Kombëtare të Kontabilitet) dhe SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit).
Financa5 përshtatet me planin kontabël publik ose privat të llogarive dhe në çdo rast përdoruesi mund të shtojë/detajojë ose pakesojë llogaritë sipas profilit ekonomik të subjektit.