Distribucion është program për manaxhimin e ciklit të shitjes dhe shërbimin e klientit në terren. Optimizoni operacionet nga inventari dhe manaxhimi i magazinës tek porositë, shitjet e manaxhimi financiar.
Një program për manaxhim që garanton vazhdimësi operative të aktivitetit
Mundëson krijim të një porosie, manaxhon rrjetin e transportit dhe të shpërndarjes dhe monitoron lëvizjen e mallit. Manaxhim efektiv dhe mundësi përdorimi pa limit.
I pajisur me instrumentet e nevojshme: Porosi, Oferta, Faturime dhe i përshtatur për pajisjet mobile Android.
Automatizon shitjet dhe realizon kategorizimin e artikujve. Çdo agjent ka mundësi të shohë dhe manaxhojë klientët e tij, të krijojë objektiva dhe hartojë axhendë.
Porosi dhe Fatura
Ofertat/Porositë dhe faturat mund të personalizohen me logo dhe të dhëna, të pajisen me sistem numërimi, pranojnë multivalutë, përfshijnë ulje çmimesh dhe taksa.
Programi Distribucioni ofron:
- Gjenerim fature për çdo shitje
- Shfaqje të listës së produkteve
- Krijim porosie multiple
- Zgjedhje nga nivele të ndryshme çmimesh
- Ndryshim të çmimeve gjatë krjimit të porosisë
- Shfaqje të historikut të porosive dhe filtrim në bazë produktesh, klientësh, kohe, etj.