Trajnimiim.com është një platformë online që ofron kurse dhe trajnime profesionale për tema të ndryshme, si financa, kontabiliteti, marketingu, sipërmarrja, etj. Përvoja 25 vjecare e qendrës, stafi i kualifikuar dhe bashkëpunimi me bizneset/isntitucionet mundëson sjelljen e praktikës në trajnimet tuaja. Nëse ju jeni të interesuar për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja në këto fusha, ju mund të përfitoni nga avantazhet e kurseve online në Trajnimiim.com.
Përfitimet e mësimit online :
1. Në trajnimin online individet kursejnë kohën e vajte-ardhjes (1 orë vatje+1 orë ardhje) si edhe atë të përgatitjes për të shkuar në trajnim. Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi, naftë/bezinë për makinën, tarifa transporti apo leje për të dalë nga shtëpia (në raste kufizimesh). Ju kursejme minimalisht 2 orë kohë për çdo seancë si edhe paratë për të udhëtuar.
2. Individi trajnohet në kushtet e shtëpisë ose të zyrës dhe kjo krijon një ndjesi privatësie dhe relaksimi për kursantët. Komoditeti më i mirë për çdo individ.
3. Komunikimi me pedagogun mundësohet në disa mënyra: A-Kurse të dedikuar (1-3 individ me 1 pedagog) .B-Kurse në klasa të vogla (4-10 individ me 1 pedagog). MasterClass dhe Bootcamp konsiderohen klasa te vogla. C-Kurse në klasa të mëdha ( 11-100 individ me 1 pedagog). D-Kurse në klasa dixhitale (me video) (individi-mëson në mënyrë të pavarur)
4. Sistemet. Shumë punë sot po kthehen në ndërveprim me sistemet, ndaj edhe trajnimi online është një prej tyre. Ju përdorni bankën online, e-albania,e-tax, selfcare, e-amail tuaj, google drive etj. Atëherë përse trajnimi juaj të mos jetë online?
5.Oraret. Ju mund të trajnoheni dhe të zgjidhni orare të përshtatshme në intervalin 9.00-22.00 për kurset e dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha dhe pa pasur nevojë për të udhëtuar për në klasë. Ndërsa klasat dixhitale funksionojnë 24 orë dhe mund të zgjidhni vetë orarin e të mësuarit.
6. Njohuritë. Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive. Kurset fokusohen në njohuri praktike dhe kane si qëllimin përmirësimin e performancës së individëve në punë.
7. Gjeografika e kursantëve. Ne mund të jemi online në çdo qytet, mjafton të keni linjë interneti. Prej vitit 2010 ne ju shërbejmë ekonomistëve të rinj, kontabilistëve dhe ekspertëve të kontabilitetit në çdo qytet. Ne 2018, 2019 ishim online 65%, ndersa në 2020, 2021 ishim online 95%. Prej 1 Janar 2022 ne jemi 100% online në cdo qytet të Shqipërisë.
8.Ndikim në mjedis
a-Ndërsa mesimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emetimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.(Trajnimi, Testimi, Certifikimi, Suporti dhe Konsulenca prej 1 Janar 2022 ofrohen 100% vetëm online)
b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.
9. Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.
10- Shpejtësia e të mësuarit. Nëpërmjet kurseve online , kursantët mund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit. Kursantët mund të zgjedhin varianin me klasë dixhitale.
11- Njohuri ndërdisiplinare. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online te trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.
12. Sipërmarrësit. Njëkohësisht prej vitit 2021 (me fillimin e fiskalizimit) ka një kërkesë të rritur të sipërmarrësve për njohuri për të manaxhuar në mënyrë më cilësore aktivitetin e tyre.
13. Përgjegjësitë. Kontabilistët dhe ekspertët në biznese ju ndjekin marrëdhëniet me organet tatimore. Por përgjegjës dhe të vetmit që mund të ndjekin disa probleme (psh arka, banka, inventari, shitjet…etj) janë stafet e bizneseve.
14. Krahasimi. Cilat janë dallimet e qendrës së trajnimit profesional nga Universiteti?
Universiteti | Trajnimi Im | ||
1 | Diplomoheni si ekonomsit | Mësoni teknika dhe përgatiteni për tregun e punës. | |
2 | Ndërtoni koncepte. | Zbatoni koncepte. | |
3 | Ju jep një diplom që tregon drejtimin tuaj profesional. | Merrni mësime praktike për drejtimin tuaj profesional. | |
4 | I keni përfunduar studimet dhe jeni shkëputur. | Merrni asistence sipas kërkesës suaj.Nëse shkëputeni mund të riktheheni kur të deshironi. | |
5 | Onsite në zona te caktuara gjeografike | Online në çdo hapsirë gjeografike | |
6 | Ju mundëson të menduarit në thellësi | Nxiteni drejt profesionalizmit dhe ekspertizës, duke ju dhënë përgjigje pyetjeve praktike një nga një | |
7 | Ushtroheni ti gjeni vetë përgjigjet | Pedagogët ju tregojnë zgjidhjet praktike, pasi ata çdo ditë implementojne software të kontabilitetit të informatizuar në biznese dhe institucione. | |
8 | Përgatit për vitet që do të vijne | Përgatiteni per aktualen dhe tendencat | |
9 | Dëgjoni zgjidhje teorike të pedagogeve | Trajnoheni nga pedagog ekspert me situata praktike | |
10 | Ju merrni njohuri në tema ose lëndë të caktuara, nëse ato janë të përfshira ne programin e studimit | Mësoni software të kontabilitetit të aplikuar, të shoqeruar me njohuri kontabile dhe fiskale | |
11 | Update në sistemin universitar kërkojnë minimumi 1 vit për tu aplikuar. | Update në kohe reale me situatat praktike. | |
12 | Ofertat e punësimit janë ngjarje te rralla. | Ofertat e punësimit janë proçes normal. | |
13 | Diskutim teorik i problemeve, shoqëruar me raste për të ilustruar seancat përkatëse. | Praktikim konkret, orientuar prej kërkesave të tregut të punës. | |
14 | Ju japin njohuri të përgjithshme për Fiskalizimin. Nuk janë të përfshirë në proçesin e Fiskalizimit. | Merrni njohuri për Fiskalizimin dhe praktikoheni me situata praktike. Ne çdo ditë merremi me implementime të proçesit të Fiskalizimit në biznese.. | |
15 | Nuk merrni konsulenc. | Konsulenc financiare, fiskale dhe softuerike | |
16 | Në provime ju merrni NOTA dhe ajo është e rëndësishme për të gjithë: Ju, Pedagogun dhe Universitetin. | Testimi në Qendër është një mënyre ndryshe e trajtimit të gjërave. Synon të riforcoj dhe riorganizoj njohurit e marra prej jush. | |
17 | Institucioni fokusohet më shumë në respektimin e proçedurave fikse. | Ne interesohemi se si do të realizoni implementimin e njohurive në biznesin / institucionin ku do të punoni. | |
18 | Bashkëpunimi përfundon në ditën kur jepni provimin e fundit | Sapo përfundon trajnimi, ju çertifikoheni që e keni ndjekuar atë. Prej këtij momenti fillojnë ofertat e punës, këshillimet dhe konsulenca. Nuk ka kufij kohor për perfundimin e tyre. | |
19 | Nuk mesojnë dhe nuk suportojnë sipërmarrësit dhe administratoret | Suportojmë sipërmarrësit dhe administratorët prej 20 vitesh. Mundësojmë trajnimin e tyre online në çdo qytet prej vitit 2018. | |
20 | Qëllimi final ështe diploma dhe mesatarja | Qellimi final është se si të bëni punën. Pra të manaxhoni konkretisht biznesin tuaj, të raportoni në kohë reale në Tatime, të plotësoni detyrat e vendosura nga KLSH per institucionin tuaj. | |
21 | Për rezultate të dobta, merrni nota negative ose përjashtoheni nga procesi | Shtojmë seancat për tu ushtruar dhe praktikuar | |
22 | Programet jane fikse | Fleksibilitet maksimal. Programet përdoren vetëm për transparenc dhe si udhëzues | |
23 | Onsite | Online / Onsite |