PROÇEDURA E SELEKSIONIMIT

NE JEMI TË FOKUSUAR TEK CILËSIA

 

Proçesi i trajnimit të kursantëve është një proçes shumë i rëndësishëm. Kursantët mund të jenë studentët, ekonomistët e sapo diplomuar, ekonomistët në hapat e para,  ekonomistët e punësuar në biznese,  kontabilist, ekspert kontabël dhe administratorët e biznesevë.  Në fillim të gjithë aplikuesit kalojne në proçesin e seleksionimit  për trajnim.

Në këtë mënyrë ne informohemi për individët të cilët do të trajnojmë, përgatisim ofertën financiare dhe fillojmë me shumë përkushtim proçesin e trajnimit.

Hapat e nevojshëm për të filluar kursin:

1- RREGJISTRIMI.

a-Cilët mund të rregjistrohen në kurse?

Kursi mund të zhvillohet prej  fillestarëve, ekonomistëve të firmave, administratoreve, ekonomistëve të institucioneve dhe OJF , kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël.

b-Si mund të rregjistrohem për kursin ?

Kursantët në fillim rregjistrohen për kursin

Shënim: Për shkak të ngarkesave rekomandohet të shkruani në të dy format e mësipërme. Ne do të përgjigjemi shumë shpejt

2-PROGRAMI DHE ÇMIMI.

Kursantët në fillim informohen për :

 

3– FORMULARET E TRAJNIMIT.

Individet të cilët zgjedhin të trajnohen duhet të plotësoj Formularët e Trajnimit , kur ai i kërkohet prej specialistit të qendrës..

 

4-TEST PRANIMI. 

Individëve sipas rastit në fillim ju zhvillohet “Test pranimi“. Në testet e pranimit përfshihen : teste informatike, teste numerike, teste emocionale dhe teste kontabiliteti.

Në rastet kur informacioni i grumbulluar nga:

  • a-Formulari i Trajnimit
  • b-Komunikimi direkt me kursantët

sigurojnë informacionin e mjaftueshëm për të njohur kursantin, atëherë testet mund të mos zhvillohen.

Shënim: Ekonomistët e firmave, kontabilistët dhe ekspertet kontabël mund te përjashtohen nga proçesi i testimit.

5-OFERTA FINANCIARE.

Ne rekomandojme që leximi i programit, çmimeve dhe mënyrave të pagesës, rregullores dhe plotësimi i formularit të trajnimit të realizohen me shumë kujdes.  Çdo informacion i plotesuar ka efekt të drejtëpërdrejtë në “Ofertën financiare” e cila do t’ju prezantohet.

6-FORMAT E ZHVILLIMIT  TË  TRAJNIMIT.

Zhvillimi i kursit është një proçes shumë i rëndësishëm për ne. Ju mund të zgjidhni të zhvilloni kursin në njërën prej formave : Kurse të dedikuar, Klasa të vogla,  Klasa të mëdha ose në Webinar.

  1. Konsulenca fillestare për të zgjedhur formën e duhur të trajnimit është FALAS.
  2. Në cdo forme trajnimi ka një metodologji të caktuar pune e cila garanton suksesin tuaj në trajnim
  3. Si një aktivitet formal në ditët e festave zyrtare ne jemi pushim. Për kërkesa speciale për të punuar në këto ditë, atëherë ato shoqërohen me tarifë shtesë ditore.
  4. Oraret rakordohen dhe konfirmohen rregullisht. Nëse individët MUNGOJNE për orare të konfirmuara paraprakisht, atëherë aplikohen tarifa shtesë mbi planin financiar të rakorduar më përpara.
  5. Nëse mungesat vijnë nga ana e qendrës atëherë : 1- Juve do ju dërgohen video për të ndjekur cështjen përkatëse 2- Seanca do të zhvillohet në periudhë të mëpasshme 3- Ju nuk do të tarifoheni shtesë
  6. Individet që humbasin seanca : 1-Mund të ndjekin video që ju dërgojmë 2-Mund të rindjekin kursin përsëri duke ju bashkuar një klase tjetër
  7. Rindjekja e kurseve për individët të cilët janë korrekt në trajnim është FALAS, ndërsa për individët të cilët kanë zhvilluar mungesa shoqërohet me pagesë.
  8. Kurset kanë periudhë fillimi dhe periudhë mbarimi. Nëse individët shkëputen për arsye të ndryshme, do të mund ta rifillojnë trajnimin por do ti nënshtrohen një tarifimi të ri.
  9. Individ të cilët nuk kanë njohuri ekonomike do e fillojnë trajnimin me video (klase dixhitale). Vetëm pasi të kenë përfunduar këtë rrugëtim do të mund të negociojmë për nivele të tjera dhe cështje të tjera.

 

7-TESTIMI FINAL.

Në përfundim të trajnimit kursantët do të zhvillojnë “Testimi final” i cili shërben si bazë për çertifikimin tuaj.

8. ÇERTIFIKIMI.

Ne perfundim te trajnimit kursantet paisen me certifikaten e trajnimit. Shiko me shume info per certifikimin