Reforma e strukturës së cikleve të studimit është një debat i hapur në shumë vende. Në Shqipëri, Bachelor zgjat aktualisht 3 vite, ndërsa disa vende ofrojnë 4 vite ose modele të integruara.
Ky mini-studim ka për qëllim të kuptojë perceptimet e publikut mbi këtë temë.
REZULTATET

Rezultatet e Pyetjes 1 të sondazhit mbi “Perceptimet për Arsimin e Lartë”.
Pjesëmarrës nga grupe të ndryshme: studentë, prindër, pedagogë, profesionistë, dhe publiku i gjerë.
🔻55.6% janë kundër zgjatjes së Bachelor-it;
🔹 43.7% pro;
⚪ 0.7% të pasigurt;
Ajo që bie në sy nuk është vetëm ndarja pro/kundër, por argumentet pas tyre:
➡ Studentët thonë: “Problemi nuk është kohëzgjatja, por praktika.”
➡ Prindërit duan më shumë seriozitet në formim.
➡ Publiku kërkon më shumë thellim në disa fusha specifike.
➡ Pedagogët janë të ndarë, por pjesa më e madhe kërkon më shumë cilësi sesa zgjatje të studimeve.
Komentet cilësore tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk kundërshtojnë vetë idenë e zgjatjes, por mendojnë se problemi është cilësia, organizimi dhe praktika.
Nëse dikush nga ju dëshiron më shumë statistika, grafikë, ose analizë të thelluar, më shkruani.
Një pjesë e të dhënave do të publikohen më vonë përmes një raporti, ndërsa një pjesë tjetër do të jetë e disponueshme vetëm nëpërmjet kërkesës (për përdorim studimor ose për projekte).
© 2025, Dr.Rudina Lipi , Sondazhi “Arsimi i Lartë”

