Kursi për Deklarimet në Shtet dhe Fiskalizimin rekomandohet për individët të cilët kërkojnë një formim fillestar. Kërkohen njohuri paraprake për Microsoft Excel ose një software të kontabilitetit të aplikuar. Njohuri për Financa 5, Elif Kontabilitet, Parid Smart Solution, PosPlus Al ose Alpha Web rekomandohen në nivel fillestar. Pas kësaj rekomandohet të avancohet me trajnimin për qëllime Financiare dhe Tatimore. Në këtë mënyrë do të kompletoheshin njohuritë tuaja dhe do të ishit profesionist të suksesshëm në tregun e punës. Përvojat e mëparshme të punës, do të ishin një avantazh në proçesin e trajnimit.
Rreth kursit.
-
- Leksionet janë online në kohe reale nepermjet platformes Zoom / ose në Klase dixhitale (video).
- Materiale shoqëruese në video, ppt, pdf mund të aksesohen online.
- Rekomandohet që të keni njohuri fillestare në Microsoft Excel.
- Rekomandohet të jeni trajnuar për një software të kontabilitetit të aplikuar.
- Masterclass për deklarimet në shtet dhe fiskalizim, zhvillohet intensivisht brenda 1 muaj.
Ky kurs është një mundësi shumë e mirë për ata që duan të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e deklarimeve në shtet dhe fiskalizimit, veçanërisht për ata që janë fillestarë. Mësimi online dhe mbështetje e vazhdueshme janë avantazhe të mëdha, por gjithashtu kërkohen aftësi dhe angazhim të lartë për të përfituar maksimalisht nga ky trajnim. Njohuritë që do të fitoni mund të jenë shumë të vlefshme për zhvillimin tuaj profesional dhe për përputhshmërinë e biznesit me ligjet tatimore.
Programi i kursit:
Moduli 1. (8 orë). Nivel bazë
- Fiskalizimi i subjekteve. Cështje të rëndësishme të fiskalizimit.
- Çelja e NIPT në QKB
- Kodi Nace Rev2
- Deklarimi i tatimit ne burim
- Çelja e punonjësve për herë të parë
- Deklarimi i pagesës për disa ditë. Rasti i punonjësve të punësuar për herë të parë.
- Ndryshimi i pagës së punonjesve.
- Ndryshimet e kartelave të punonjësve. Rasti i largimit të punonjësve nga puna.
- Deklarimi i kontratës së qerasë.
- Selfcare. Konfigurimi dhe përdorimi i tij.
- Taksat vendore. Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave.
- Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
- Si të aplikoni pranë AKSHI, për çertifikatën elektronike.
- Si të aplikoni pranë AKSHI, për nënshkrimin elektronik .
- Menaxhimi i arkave të biznesit.
- Menaxhimi i llogarive bankare të biznesit.
- Menaxhimi i inventarit në biznesin tuaj.
MODULI 2 (7 orë). Nivel mesatar.
- Zgjedhja e softwarëve për fiskalizim.
- Programi i fiskalizimit dhe librat e blerjes, librat e shitjes.
- Librat e blerjes, shitjeve dhe deklarimi mujor në selfcare.
- Deklarimi mujor i tvsh-së.Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave të shitjes dhe të blerjes.
- Ndryshimet e deklaratave të tvsh për periudhat e shkuara.
- Deklarata vjetore e biznesit.
- Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin.
- Deklarta e Tatim Fitimit.
- Deklarimi i Pasqyrave Financiare.
- Analizë e biznesit tuaj për qëllime të fiskalizimit.
- Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj. Ekonomisti i jashtëm dhe integrimi i sistemeve.
- Ligji i tatimit mbi të ardhurat, Nr 29, 2023
- Procedurat për lejet e lindjes.
- Pronarët përfitues.
- Inspektoriati Shtetëror i Punës.
Përfitimet e kursit.


