Programi për Kursin SmartFin

 

Programi i Kursit për SmartFin

 

I-Bilanc fillestar

1.Momente kyce të zhvillimit të kontabilitetit dhe sistemeve kontabël të informacionit.

2.Rëndësia e sistemeve të informacionit për zhvillimin e biznesit.

3.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa1.

4.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa2.

5. Hartimi i bilancit fillestar

  • ✅Identifikimin dhe regjistrimin e aseteve fillestare (paratë në bankë, inventari, makineritë etj.).
  • ✅Regjistrimin e detyrimeve fillestare (kreditë, borxhet ndaj furnitorëve etj.).
  • ✅Llogaritjen e kapitalit fillestar sipas formulës: Kapitali = Asetet – Detyrimet

6. Rregjistrimi i bilancit fillestar ne programin Financa 5 Standard.

  • ✅Çelja e ndërmarrjes në sistem dhe konfigurimi i parametrave fillestarë.
  • ✅Regjistrimi i aseteve dhe detyrimeve sipas vlerave përkatëse.
  • ✅Vendosja e kursit të këmbimit për monedhat e huaja.
  • ✅Gjenerimi i bilancit fillestar dhe kontrolli i përputhshmërisë së tij.

7. Raportet shoqeruese te bilancit fillestar

  • ✅Bilanci i Gjendjes – Pasqyrimi i aseteve, detyrimeve dhe kapitalit në një moment të caktuar.
  • ✅Verifikuesit – Raporte verifikues të arkës,bankës, blerjeve, shitjeve.
  • ✅Gjendja e inventarëve – Inventarët fillestar në magazinë.

 

II-Niveli Bazë për SmartFin

1. Administrimi i Artikujve

✅ Krijimi dhe regjistrimi i artikujve në sistemin kontabël
✅ Kategorizimi i artikujve sipas natyrës dhe funksionit

2. Inventari Fillestar

✅ Regjistrimi i inventarit fillestar të mallrave
✅ Kategorizimi sipas llojit dhe vlerës financiare

3. Administrimi i Llogarive Bankare dhe Arkave

✅ Hapja dhe konfigurimi i llogarive bankare në sistem
✅ Administrimi dhe kontrolli i arkave fizike

4. Regjistrimi i Klientëve dhe Furnitorëve

✅ Krijimi dhe menaxhimi i të dhënave të klientëve dhe furnitorëve
✅ Klasifikimi sipas marrëdhënieve tregtare dhe analizimi i borxheve

5. Kursi i Këmbimit dhe Bilanci Fillestar

✅ Llogaritja dhe aplikimi i kursit të këmbimit për transaksionet valutore
✅ Përcaktimi i bilancit fillestar financiar dhe përgatitja e tij

6. Bilanci Kontabël dhe Raportet Financiare

✅ Përgatitja dhe analizimi i bilancit kontabël
✅ Gjenerimi i raporteve financiare të detajuara

7. Procesimi i Blerjeve në Lek

✅ Regjistrimi i blerjeve të mallrave dhe shërbimeve
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe trajtimi i shpenzimeve të tjera

8. Procesimi i Shitjeve në Lek

✅ Regjistrimi i të ardhurave nga shitjet
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe përpunimi i faturave të shitjes

9. Regjistrime Bankare në Lek

✅ Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve përmes bankës
✅ Pajtimi i llogarive bankare me pasqyrat financiare

10. Regjistrime Arkëtare në Lek

✅ Administrimi i transaksioneve me para në dorë
✅ Dokumentimi dhe rregjistrimi i arkëtimeve dhe pagesave nga arka

11. Blerjet dhe Pagesat në Monedha të Huaja

✅ Regjistrimi i blerjeve në valutë të huaj
✅ Aplikimi i kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në financa

12. Shitjet dhe Arkëtimet në Monedha të Huaja

✅ Regjistrimi i shitjeve dhe arkëtimeve në valutë të huaj
✅ Ndikimi i ndryshimeve të kursit të këmbimit dhe raportimi

13. Menaxhimi i Ofertave, Konvertimeve dhe Stornimeve

✅ Krijimi dhe menaxhimi i ofertave tregtare
✅ Stornimi dhe korrigjimi i transaksioneve
✅ Regjistrimi dhe kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave

14. Menaxhimi i Porosive dhe Proformave

✅ Procedurat për krijimin e porosive dhe proformave
✅ Konvertimi dhe stornimi i dokumenteve financiare

15. Menaxhimi i Porosive për Furnizim dhe Blerjet

✅ Krijimi dhe administrimi i porosive për furnizim
✅ Trajtimi kontabël i blerjeve dhe pagesave
✅ Rregullimi dhe administrimi i stornimeve financiare


III- Niveli Mesatar për SmartFin

1. Veprimet Sistemuese për TVSH

  • ✅Rasti kur marrim TVSH: Regjistrimi i TVSH-së së zbritshme për blerjet e bëra nga subjekti.
  • ✅Rasti kur paguajmë TVSH: Llogaritja dhe regjistrimi i TVSH-së së pagueshme për shitjet e kryera.
  • ✅Rasti kompleks: Trajtimi i rasteve me kombinime të ndryshme të TVSH-së.

2. Menaxhimi i Inventarëve në Subjekt

  • ✅Çmimi mesatar: Metoda e llogaritjes së kostos mesatare për inventarin.
  • ✅Metoda FIFO (First-In, First-Out): Parimi i përdorimit të mallrave më të vjetër në stok para atyre më të rinjve.
  • ✅Regjistrimi kontabël dhe ndikimi në pasqyrat financiare.

3. Shitjet nga Makina në Lëvizje dhe Dyqanet

  • ✅Procedurat dhe regjistrimet kontabël për shitjet e kryera në terren.
  • ✅Menaxhimi i stoqeve dhe raportimi i të ardhurave.
  • ✅Kontrolli i faturimit dhe pajisjeve fiskale.

4. Lëvizja e Parave Midis Arkave të Ndryshme dhe Bankave

  • ✅Rasti i personit fizik: Procedurat për transfertat dhe regjistrimet e fondeve personale.
  • ✅Rasti i sh.p.k.: Trajtimi i lëvizjeve të fondeve në një subjekt juridik dhe përputhja me rregullat ligjore.
  • ✅Dokumentimi dhe pasqyrimi në kontabilitet.

5. Veprimet në Monedha të Huaja

  • ✅Regjistrimi i transaksioneve në valutë të huaj.
  • ✅Llogaritja e kursit të këmbimit dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
  • ✅Trajtimi i fitimeve dhe humbjeve nga kursi i këmbimit.

6. Blerjet e Tjera

  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi i blerjeve jashtë inventarit.
  • ✅Efekti tatimor dhe trajtimi i TVSH-së për këto blerje.
  • ✅Dokumentimi dhe auditimi i shpenzimeve.

 

7. Recepturat e Produkteve

  • ✅Krijimi dhe menaxhimi i recepturave për prodhimin e mallrave.
  • ✅Llogaritja e kostos për njësi produkti.
  • ✅Trajtimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.

8. Listëpagesa Mujore dhe Pagesat Përkatëse

  • ✅Përgatitja dhe regjistrimi i listëpagesave.
  • ✅Trajtimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
  • ✅Kontabilizimi i pagave dhe efekti në pasqyrat financiare.

 

IV – Niveli i Avancuar për  SmartFin

1. Blerjet nga Importi dhe Fleta Doganore

  • ✅Procedurat doganore dhe dokumentacioni i nevojshëm
  • ✅Llogaritja e detyrimeve doganore dhe tatimore
  • ✅Regjistrimi kontabël i importeve

2. Prodhimi i Produkteve

  • ✅Kostot e prodhimit dhe ndarja e tyre
  • ✅Regjistrimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme
  • ✅Raportimi financiar në sektorin e prodhimit

3. AAGJ dhe Amortizimet e Tyre

  • ✅Aktivet afatgjata dhe klasifikimi i tyre
  • ✅Metodat e amortizimit dhe llogaritja e tij
  • ✅Kontabilizimi i aktiveve afatgjata dhe efekti në pasqyrat financiare

4. Parapagimet e Tatimit në Burim

  • ✅Çfarë janë parapagimet dhe si llogariten
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Procedurat për kthimin ose kompensimin e tyre

5. Selfcare dhe SmartFin

  • ✅Përdorimi i SmartFin në menaxhimin financiar
  • ✅Funksionalitetet kryesore dhe integrimi i sistemit
  • ✅Monitorimi i gjendjes financiare përmes Selfcare

6. Kodi NACE dhe SmartFin

  • ✅Çfarë është kodi NACE dhe si aplikohet në biznese
  • ✅Ndikimi i kodit NACE në llogaritjen tatimore
  • ✅Përdorimi i Financa 5 Standard për kategorizimin e aktiviteteve

7. Regjistrimet e Gjobave, Pritje-Përcjellje etj.

  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi kontabël i gjobave
  • ✅Shpenzimet e pritjeve dhe përcjelljeve në kontabilitet
  • ✅Trajtimi tatimor i këtyre shpenzimeve

8. Parapagimet dhe Regjistrimet Përkatëse

  • ✅Llojet e parapagimeve dhe ndikimi i tyre në financa
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Përputhshmëria me standardet kontabël dhe tatimore

9. Bilanci Final, Fitimi Kontabël dhe Fitimi Fiskal

  • ✅Procesi i përgatitjes së bilancit final
  • ✅Diferenca mes fitimit kontabël dhe fitimit fiskal
  • ✅Rregulloret dhe ligjet mbi fitimin fiskal