Procedurat Doganore dhe Kontabilizimin e Import–Eksportit
Nivel kursi: Fillestar
Kohëzgjatja: 10 ore
Forma: Online
Certifikim: Certifikatë pjesëmarrje
- Përshkrimi i programit
Ky program u dedikohet fillestarëve që duan të kuptojnë nga zero procedurat doganore, fletën doganore, import–eksportin, mënyrën e kontabilizimit, kostot, si edhe detyrimet doganore sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.
Trajnimi kombinon teori, shembuj praktikë dhe ushtrime mbi dokumente reale.
_________________________________________________________________
- Objektivat e të nxënit
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësi do të jetë në gjendje të:
- Lexojë dhe plotësojë fletën doganore dhe të kuptojë fushat kryesore.
- Kuptojë procesin e fiskalizimit në import–eksport.
- Bëjë kontabilizimin e importit dhe eksportit, përfshirë rillogaritjen e kostos.
- Identifikojë detyrimet doganore dhe t’i llogarisë ato.
- Njohë bazat e Kodit Doganor, nomenklaturën e mallrave (HS Code) dhe procedurat e zhdoganimit.
- Trajtojë raste për individë dhe biznese.
- Zgjidhë një ushtrim final përmbledhës.
_________________________________________________________________
- Plani mësimor
Tema 1 – Fleta doganore
- Tipet e deklaratave doganore
- Struktura e D.V.M. (Deklarata për Vendosjen në Qarkullim)
- Fushat kryesore: deklaruesi, eksportuesi, importuesi, kodi i procedurës, vlera, pesha
- Dokumentet shoqëruese
- Shembuj praktikë & analiza e një flete reale
- Fiskalizimi i fletës doganore dhe lëvrimi në sistem
Ushtrim: Plotësim i një deklarate doganore me të dhëna të thjeshtuara.Teste të ndryshme.
Tema 2 – Kontabilizimi & Rillogaritja e Kostos së Importit
- Çfarë përfshihet në koston e importit (CIF, transport, sigurim, doganë, akcizë, TVSH)
- Si rillogaritet kostoja sipas metodave standarde
- Kontabilizimi i importit (hyrja e mallit në magazinë, fatura e doganës, fatura e furnitorit)
Ushtrim: Llogaritja e kostos së një importi të thjeshtë + kontabilizimi. Teste të ndryshme
Tema 3 – Importi & Librat e Blerjes
- Procedura e importit hap pas hapi
- Dokumentet kryesore (CMR, fatura, origjina, certifikatat)
- Si regjistrohen blerjet në import
- TVSH e importit: si deklarohet dhe si shfaqet në libra
Ushtrim: Regjistrimi i blerjeve dhe TVSH-së së importit. Teste të ndryshme
Tema 4 – Eksporti & Librat e Shitjes
- Çfarë është eksporti dhe procedurat kryesore
- Regjimi i TVSH-së në eksport (norma zero)
- Dokumentet shoqëruese
- Si pasqyrohet shitja në eksport në librin e shitjeve
Ushtrim: Regjistrimi i një shitjeje në eksport dhe fiskalizimi. Teste të ndryshme
Tema 5 – Tranziti & Regjimet e Veçanta Doganore
- Çfarë është tranziti doganor?
- Llojet e tranzitit
- Dokumentet e tranzitit
- Regjimet e veçanta doganore
Ushtrim:Teste të ndryshme
Tema 6 – Detyrimi Doganor & Kodi Doganor
- Detyrimet doganore: përkufizim, vlerësimi dhe afatet
- Llojet e taksave doganore
- Nomenklatura e mallit: HS Code & TARIC
- Hapat e zhdoganimit
- E drejta e ankimimit dhe praktikat më të zakonshme
- Si zgjidhen gabimet në deklaratë
Ushtrim: Gjetja e HS Code për disa mallra dhe llogaritja e detyrimit doganor. Teste të ndryshme
Tema 7 – Dogana për individët & bizneset
- Çfarë rregullash vlejnë për individët (bagazhe, online)
- Importet e bizneseve: mallra, shërbime, softuere
- Kufizimet, ndalimet, produktet e kontrolluara
- Raste të zakonshme për fillestarët
Ushtrim: Analizë rasti – blerje online vs import biznesi. Teste të ndryshme
Tema 8. Seanca Finale
- Ushtrim Përmbledhës .Pjesëmarrësit marrin një rast të plotë importi:
- zgjedhin nomenklaturën
- plotësojnë fletën doganore
- llogarisin kostot
- bëjnë kontabilizimin
- regjistrojnë blerjen / TVSH
- Test përmbledhës.Kursantët do të zhvillojnë një test përmbledhës për të gjitha temat e mësipërme.
_________________________________________________________________
- Kush mund të përfitojë?
- Fillestarë pa përvojë
- Punonjës finance / kontabiliteti
- Biznese të vogla & të mesme që duan të kuptojnë doganën
- Studentë të financës, kontabilitetit, ekonomikut
- Personat që duan të punojnë në sektorin doganor / logjistik
_________________________________________________________________
- Materiale & metoda
- Fletë doganore reale (të anonimizuara)
- Modele Excel për llogaritje kosto
- Video shpjeguese
- Shembuj praktikë import–eksport
- Teste në çdo modul



