DevBooks

Trajnim për DevBooks,program për mbajtjen e kontabilitetit në subjektin tuaj. Programi integrohet me programin e fiskalizimit DevPos. Rreth 22500 subjekte përdorin devpos për fiskalizimin.

DevBooks-Paneli kontabel

Përse të implementoj DevBooks?

  1. Ndryshe nga zgjidhje alternative, që ofrojnë produkte ose shërbime të veçuara për nevoja të ndryshme, me devPOS ju mbuloni të gjitha detyrimet ligjore me një abonim të vetëm.
  2. Përtej realizimit të procesit të fiskalizimit, devPOS ju ndihmon në menaxhimin dhe vendimmarrjen tuaj.
  3. Zgjidhja jonë për sektorin e shërbimeve bar, restorant, hotel, agroturizëm, etj
  4. Përmes një ndërfaqjeje REST API, të dokumentuar hollësisht, ju mund të integroni funksionet e devPOS me ERP-në tuaj.

 


 Programi i Trajnimit në Kontabilitetin Praktik dhe Sistemet Financiare

I-Bilanci fillestar dhe sistemet e informacionit kontabël

  1. Hartimi i bilancit fillestar në DevBooks.

✅Identifikimin dhe regjistrimin e aseteve fillestare (paratë në bankë, inventari, makineritë etj.).

✅Regjistrimin e detyrimeve fillestare (kreditë, borxhet ndaj furnitorëve etj.).

✅Llogaritjen e kapitalit fillestar sipas formulës: Kapitali = Asetet – Detyrimet

6. Rregjistrimi i bilancit fillestar ne programin DevBooks.

✅Çelja e ndërmarrjes në sistem dhe konfigurimi i parametrave fillestarë.

✅Regjistrimi i aseteve dhe detyrimeve sipas vlerave përkatëse.

✅Vendosja e kursit të këmbimit për monedhat e huaja.

✅Gjenerimi i bilancit fillestar dhe kontrolli i përputhshmërisë së tij.

  1. Raportet shoqeruese te bilancit fillestar

✅Bilanci i Gjendjes – Pasqyrimi i aseteve, detyrimeve dhe kapitalit në një moment të caktuar.

✅Verifikuesit – Raporte verifikues të arkës,bankës, blerjeve, shitjeve.

✅Gjendja e inventarëve – Inventarët fillestar në magazinë.

 


 

II-Niveli Bazë për DevBooks

  1. Çelja e Artikujve
  • ✅Krijimi dhe konfigurimi i artikujve në sistemin kontabël
  • ✅Kategorizimi dhe regjistrimi i artikujve në bazën e të dhënave
  1. Inventari Fillestar
  • ✅Regjistrimi i inventarit fillestar të mallrave
  • ✅Kategorizimi sipas llojit dhe vlerës financiare
  1. Çelja e Bankave dhe Arkave
  • ✅Hapja dhe regjistrimi i llogarive bankare
  • ✅Administrimi i arkave fizike dhe regjistrimi i transaksioneve
  1. Çelja e Klientëve dhe Furnitorëve
  • ✅Regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve në sistem
  • ✅Klasifikimi sipas marrëdhënieve tregtare dhe menaxhimi i tyre
  1. Kursi i Këmbimit dhe Bilanci Fillestar
  • ✅Llogaritja dhe aplikimi i kursit të këmbimit për transaksionet valutore
  • ✅Përcaktimi i bilancit fillestar financiar në Alpha Web
  1. Bilanci Kontabël dhe Raportet
  • ✅Përgatitja e Bilancit Kontabël
  • ✅Gjenerimi i raporteve financiare kryesore
  1. Blerjet në Lek
  • ✅Regjistrimi i blerjeve të mallrave dhe shërbimeve
  • ✅Llogaritja e TVSH-së dhe shpenzimeve të tjera
  1. Shitjet në Lek
  • ✅Regjistrimi i të ardhurave nga shitjet
  • ✅Llogaritja e TVSH-së dhe përpunimi i faturave
  1. Regjistrime nëpërmjet Bankës në Lek
  • ✅Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve përmes bankës
  • ✅Përputhja e llogarive bankare me pasqyrat financiare
  1. Regjistrime nëpërmjet Arkës në Lek
  • ✅Administrimi i transaksioneve me para në dorë
  • ✅Dokumentimi i arkëtimeve dhe pagesave nga arka
  1. Blerjet dhe Pagesa në Monedha të Huaja
  • ✅Regjistrimi i blerjeve në valutë të huaj
  • ✅Aplikimi i kursit të këmbimit dhe ndikimi në financa
  1. Shitjet dhe Arkëtimet në Monedha të Huaja
  • ✅Regjistrimi i shitjeve dhe arkëtimeve në valutë të huaj
  • ✅Ndikimi i ndryshimeve të kursit të këmbimit në financa
  1. Oferta, Konvertimi, Stornimet dhe Arkëtime/Pagesa
  • ✅Procesi i krijimit të ofertave dhe trajtimi i tyre në sistem
  • ✅Stornimi dhe korrigjimi i transaksioneve të gabuara
  • ✅Regjistrimi dhe përpunimi i pagesave dhe arkëtimeve
  1. Porosi/Proforma, Konvertimi, Stornime dhe Arkëtime/Pagesa
  • ✅Procedurat për krijimin e proformave dhe porosive
  • ✅Konvertimi dhe stornimi i dokumenteve financiare
  1. Porosi për Furnizim, Blerjet, Stornimet dhe Pagesat
  • ✅Krijimi i porosive për furnizim dhe menaxhimi i tyre
  • ✅Trajtimi kontabël i blerjeve dhe pagesave
  • ✅Administrimi i stornimeve dhe rregullimeve financiare

 


 

III- Niveli mesatar për DevBooks

  1. Veprimet Sistemuese për TVSH
    • ✅Rasti kur marrim TVSH: Regjistrimi i TVSH-së së zbritshme për blerjet e bëra nga subjekti.
    • ✅Rasti kur paguajmë TVSH: Llogaritja dhe regjistrimi i TVSH-së së pagueshme për shitjet e kryera.
    • ✅Rasti kompleks: Trajtimi i rasteve me kombinime të ndryshme të TVSH-së.
  1. Menaxhimi i Inventarëve në Subjekt
    • ✅Çmimi mesatar: Metoda e llogaritjes së kostos mesatare për inventarin.
    • ✅Metoda FIFO (First-In, First-Out): Parimi i përdorimit të mallrave më të vjetër në stok para atyre më të rinjve.
    • ✅Regjistrimi kontabël dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
  1. Shitjet nga Makina në Lëvizje dhe Dyqanet
    • ✅Procedurat dhe regjistrimet kontabël për shitjet e kryera në terren.
    • ✅Menaxhimi i stoqeve dhe raportimi i të ardhurave.
    • ✅Kontrolli i faturimit dhe pajisjeve fiskale.
  1. Lëvizja e Parave Midis Arkave të Ndryshme dhe Bankave
    • ✅Rasti i personit fizik: Procedurat për transfertat dhe regjistrimet e fondeve personale.
    • ✅Rasti i sh.p.k.: Trajtimi i lëvizjeve të fondeve në një subjekt juridik dhe përputhja me rregullat ligjore.
    • ✅Dokumentimi dhe pasqyrimi në kontabilitet.
  1. Veprimet në Monedha të Huaja
    • ✅Regjistrimi i transaksioneve në valutë të huaj.
    • ✅Llogaritja e kursit të këmbimit dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
    • ✅Trajtimi i fitimeve dhe humbjeve nga kursi i këmbimit.
  1. Blerjet e Tjera
    • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi i blerjeve jashtë inventarit.
    • ✅Efekti tatimor dhe trajtimi i TVSH-së për këto blerje.
    • ✅Dokumentimi dhe auditimi i shpenzimeve.
  1. Recepturat e Produkteve
    • ✅Krijimi dhe menaxhimi i recepturave për prodhimin e mallrave.
    • ✅Llogaritja e kostos për njësi produkti.
    • ✅Trajtimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.
  1. Listëpagesa Mujore dhe Pagesat Përkatëse
    • ✅Përgatitja dhe regjistrimi i listëpagesave.
    • ✅Trajtimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
    • ✅ Kontabilizimi i pagesave të punonjësve.

 


 

IV – Niveli i Avancuar në DevBooks

  1. Blerjet nga Importi dhe Fleta Doganore
  • ✅Procedurat doganore dhe dokumentacioni i nevojshëm
  • ✅Llogaritja e detyrimeve doganore dhe tatimore
  • ✅Regjistrimi kontabël i importeve
  1. Prodhimi i Produkteve
  • ✅Kostot e prodhimit dhe ndarja e tyre
  • ✅Regjistrimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme
  • ✅Raportimi financiar në sektorin e prodhimit
  1. AAGJ dhe Amortizimet e Tyre
  • ✅Aktivet afatgjata dhe klasifikimi i tyre
  • ✅Metodat e amortizimit dhe llogaritja e tij
  • ✅Efekti i amortizimit në pasqyrat financiare
  1. Parapagimet e Tatimit në Burim
  • ✅Çfarë janë parapagimet dhe si llogariten
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Procedurat për kthimin ose kompensimin e tyre
  1. Selfcare dhe DevBooks
  • ✅Përdorimi i Alpha Web në menaxhimin financiar
  • ✅Funksionalitetet kryesore dhe integrimi i sistemit
  • ✅Monitorimi i gjendjes financiare përmes Selfcare
  1. Kodi NACE dhe DevBooks
  • ✅Çfarë është kodi NACE dhe si aplikohet në biznese
  • ✅Ndikimi i kodit NACE në llogaritjen tatimore
  • ✅Përdorimi i Alpha Web për kategorizimin e aktiviteteve
  1. Regjistrimet e Gjobave, Pritje-Përcjellje etj.
  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi kontabël i gjobave
  • ✅Shpenzimet e pritjeve dhe përcjelljeve në kontabilitet
  • ✅Trajtimi tatimor i këtyre shpenzimeve
  1. Parapagimet dhe Regjistrimet Përkatëse
  • ✅Llojet e parapagimeve dhe ndikimi i tyre në financa
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Përputhshmëria me standardet kontabël dhe tatimore
  1. Bilanci Final, Fitimi Kontabël dhe Fitimi Fiskal
  • ✅Procesi i përgatitjes së bilancit final
  • ✅Diferenca mes fitimit kontabël dhe fitimit fiskal
  • ✅Rregulloret dhe ligjet mbi fitimin fiskal
  1. Qendrat e Kostos
  • ✅Krijimi i qendrave të kostos
  • ✅Regjistrimet e qendrave të kostos
  • ✅Raportet e qendrave të kostos