NE JEMI TË FOKUSUAR TEK CILËSIA
Proçesi i trajnimit të kursantëve është një proçes shumë i rëndësishëm. Kursantët mund të jenë studentët, ekonomistët e sapo diplomuar, ekonomistët në hapat e para, ekonomistët e punësuar në biznese, kontabilist, ekspert kontabël dhe administratorët e biznesevë. Në fillim të gjithë aplikuesit kalojne në proçesin e seleksionimit për trajnim.
Në këtë mënyrë ne informohemi për individët të cilët do të trajnojmë, përgatisim ofertën financiare dhe fillojmë me shumë përkushtim proçesin e trajnimit.
Hapat e nevojshëm për të filluar kursin:
1- RREGJISTRIMI.
a-Cilët mund të rregjistrohen në kurse?
Kursi mund të zhvillohet prej fillestarëve, ekonomistëve të firmave, administratoreve, ekonomistëve të institucioneve dhe OJF , kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël.
b-Si mund të rregjistrohem për kursin ?
Kursantët në fillim rregjistrohen për kursin
- a) Sekretari Online, kliko këtu
- b) Whatsapp, kliko këtu
Shënim: Për shkak të ngarkesave rekomandohet të shkruani në të dy format e mësipërme. Ne do të përgjigjemi shumë shpejt
2-PROGRAMI DHE ÇMIMI.
Kursantët në fillim informohen për :
- a) Programin e kursit,shiko këtu…
- b) Çmimet e trajnimeve. Komunikoni këtu…
- c) Koha plan e fillimit dhe përfundimit të kursit.
3– FORMULARET E TRAJNIMIT.
Individet të cilët zgjedhin të trajnohen duhet të plotësoj Formularët e Trajnimit , kur ai i kërkohet prej specialistit të qendrës..
4-TEST PRANIMI.
Individëve sipas rastit në fillim ju zhvillohet “Test pranimi“. Në testet e pranimit përfshihen : teste informatike, teste numerike, teste emocionale dhe teste kontabiliteti.
Në rastet kur informacioni i grumbulluar nga:
- a-Formulari i Trajnimit
- b-Komunikimi direkt me kursantët
sigurojnë informacionin e mjaftueshëm për të njohur kursantin, atëherë testet mund të mos zhvillohen.
Shënim: Ekonomistët e firmave, kontabilistët dhe ekspertet kontabël mund te përjashtohen nga proçesi i testimit.
5-OFERTA FINANCIARE.
Ne rekomandojme që leximi i programit, çmimeve dhe mënyrave të pagesës, rregullores dhe plotësimi i formularit të trajnimit të realizohen me shumë kujdes. Çdo informacion i plotesuar ka efekt të drejtëpërdrejtë në “Ofertën financiare” e cila do t’ju prezantohet.
6-FORMAT E ZHVILLIMIT TË TRAJNIMIT.
Zhvillimi i kursit është një proçes shumë i rëndësishëm për ne. Ju mund të zgjidhni të zhvilloni kursin në njërën prej formave : Kurse të dedikuar, Klasa të vogla, Klasa të mëdha ose në Webinar.
- Konsulenca fillestare për të zgjedhur formën e duhur të trajnimit është FALAS.
- Në cdo forme trajnimi ka një metodologji të caktuar pune e cila garanton suksesin tuaj në trajnim
- Si një aktivitet formal në ditët e festave zyrtare ne jemi pushim. Për kërkesa speciale për të punuar në këto ditë, atëherë ato shoqërohen me tarifë shtesë ditore.
- Oraret rakordohen dhe konfirmohen rregullisht. Nëse individët MUNGOJNE për orare të konfirmuara paraprakisht, atëherë aplikohen tarifa shtesë mbi planin financiar të rakorduar më përpara.
- Nëse mungesat vijnë nga ana e qendrës atëherë : 1- Juve do ju dërgohen video për të ndjekur cështjen përkatëse 2- Seanca do të zhvillohet në periudhë të mëpasshme 3- Ju nuk do të tarifoheni shtesë
- Individet që humbasin seanca : 1-Mund të ndjekin video që ju dërgojmë 2-Mund të rindjekin kursin përsëri duke ju bashkuar një klase tjetër
- Rindjekja e kurseve për individët të cilët janë korrekt në trajnim është FALAS, ndërsa për individët të cilët kanë zhvilluar mungesa shoqërohet me pagesë.
- Kurset kanë periudhë fillimi dhe periudhë mbarimi. Nëse individët shkëputen për arsye të ndryshme, do të mund ta rifillojnë trajnimin por do ti nënshtrohen një tarifimi të ri.
- Individ të cilët nuk kanë njohuri ekonomike do e fillojnë trajnimin me video (klase dixhitale). Vetëm pasi të kenë përfunduar këtë rrugëtim do të mund të negociojmë për nivele të tjera dhe cështje të tjera.
7-TESTIMI FINAL.
Në përfundim të trajnimit kursantët do të zhvillojnë “Testimi final” i cili shërben si bazë për çertifikimin tuaj.
8. ÇERTIFIKIMI.
Ne perfundim te trajnimit kursantet paisen me certifikaten e trajnimit. Shiko me shume info per certifikimin