DEKLARIMET NE SHTET DHE FISKALIZIM

Kursi për Deklarimet në Shtet dhe Fiskalizimin rekomandohet për individët të cilët kërkojnë një formim fillestar. Kërkohen njohuri paraprake për Microsoft Excel ose një software të kontabilitetit të aplikuar.  Pas kësaj rekomandohet të avancohet me trajnimin për qëllime Financiare dhe Tatimore. Në këtë mënyrë do të kompletoheshin njohuritë tuaja dhe do të ishit profesionist të suksesshëm në tregun e punës. Përvojat e mëparshme të punës, do të ishin një avantazh në proçesin e trajnimit.

 


 

Rreth kursit.

    1. Leksionet janë online në kohe reale nepermjet platformes Zoom / ose në Klase dixhitale (video).
    2. Materiale shoqëruese në video, ppt, pdf  mund të aksesohen online.
    3. Rekomandohet që të keni njohuri fillestare në Microsoft Excel.
    4. Rekomandohet të jeni trajnuar për një software të kontabilitetit të aplikuar.
    5. Masterclass për deklarimet në shtet dhe fiskalizim, për secilin modul.

 

Ky kurs është një mundësi shumë e mirë për ata që duan të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e deklarimeve në shtet dhe fiskalizimit, veçanërisht për ata që janë fillestarë. Mësimi online dhe mbështetje e vazhdueshme janë avantazhe të mëdha, por gjithashtu kërkohen aftësi dhe angazhim të lartë për të përfituar maksimalisht nga ky trajnim. Njohuritë që do të fitoni mund të jenë shumë të vlefshme për zhvillimin tuaj profesional dhe për përputhshmërinë e biznesit me ligjet tatimore.


 

Programi i kursit:

 

Moduli 1. (5 orë). Nivel bazë

  • 1-Klase dixhitale
  • 2-Materiale ne pdf, excel etj
  • 3-Video me materiale te rregjistruara prej nesh
  • 4-Raste konkrete te ndodhura ne biznese te ndryshme
  • 5-Udhezime dhe manual te ndryshem.

Shënim:

Rekomandohet për ekonomistët e rinj dhe fillestarët të cilët duan të merren me deklarimet e bizneseve.

Programi i modulit 1:

  1. Fiskalizimi i subjekteve. Cështje të rëndësishme të fiskalizimit.
  2. Çelja e NIPT në QKB
  3. Kodi Nace Rev2
  4. Deklarimi i tatimit ne burim
  5. Çelja e punonjësve për herë të parë
  6. Deklarimi i pagesës për disa ditë. Rasti i punonjësve të punësuar për herë të parë.
  7. Ndryshimi i pagës së punonjesve.
  8. Ndryshimet e kartelave të punonjësve. Rasti i largimit të punonjësve nga puna.
  9. Deklarimi i kontratës së qerasë.
  10. Selfcare. Konfigurimi dhe përdorimi i tij.
  11. Taksat vendore. Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave.
  12. Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
  13. Si të aplikoni pranë AKSHI, për çertifikatën elektronike.
  14. Si të aplikoni pranë AKSHI, për nënshkrimin elektronik .
  15. Menaxhimi i arkave të biznesit.
  16. Menaxhimi i llogarive bankare të biznesit.
  17. Menaxhimi i inventarit në biznesin tuaj.

 


 

MODULI 2 (5 orë). Nivel mesatar.

  • 1-Klase dixhitale
  • 2-Materiale ne pdf, excel etj
  • 3-Video me materiale te rregjistruara prej nesh
  • 4-Raste konkrete te ndodhura ne biznese te ndryshme
  • 5-Udhezime dhe manual te ndryshem.

Shënim:

Rekomandohet për ekonomistët e rinj dhe fillestarët të cilët duan të merren me deklarimet e bizneseve.

Nëse keni ndjekur modulin 1, atëhere rekomandohet të ndiqni edhe këtë modul.

 

Programi i modulit 2:

 

  1. Zgjedhja e softwarëve për fiskalizim.
  2. Programi i fiskalizimit dhe librat e blerjes, librat e shitjes.
  3. Librat e blerjes, shitjeve dhe deklarimi mujor në selfcare.
  4. Deklarimi mujor i tvsh-së.Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave të shitjes dhe të blerjes.
  5. Ndryshimet e deklaratave të tvsh për periudhat e shkuara.
  6. Deklarata vjetore e biznesit.
    • Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin.
    • Deklarta e Tatim Fitimit.
    • Deklarimi i Pasqyrave Financiare.
  7. Analizë e biznesit tuaj për qëllime të fiskalizimit.
  8. Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj. Ekonomisti i jashtëm dhe integrimi i sistemeve.
  9. Ligji i tatimit mbi të ardhurat, Nr 29, 2023
  10. Procedurat për lejet e lindjes.
  11.  Pronarët përfitues.
  12. Inspektoriati Shtetëror i Punës.

 

MODULI 3 (10 orë). Nivel i avancuar.

  • 1-Raste studimi
  • 2-Detyra klase
    • raste studimi
    • teste
  • 3-Detyra shtëpie
    • raste studimi
    • teste
  • 4-Teste kontrolli
  • 5-Klasë dixhitale të dedikuar

Shënim:

Ky modul ështe për fillestarët, studentët, të sapo diplomuarit si edhe ata që duan ti trajtojnë këto cështje praktike si në klasë reale (pra në kushtet e një universiteti).

Programi i modulit 3:

  1. Fiskalizimi i subjekteve. Cështje të rëndësishme të fiskalizimit.
  2. Deklarimi i tatimit ne burim
  3. Çelja e punonjësve për herë të parë
  4. Deklarimi i kontratës së qerasë.
  5. Selfcare. Konfigurimi dhe përdorimi i tij.
  6. E-tax. Rëndësia dhe përdorimi nga ekonomistët e bizneseve.
  7. Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
  8. Certifikata elektronike. Nënshkrimin elektronik .
  9. Menaxhimi i arkave të biznesit.
  10. Lejet e lindjes, procedurat dhe aplikimet përkatëse.
  11.  Inspektoriati Shtetëror i Punës.