KONTAKTE

RUDINA LIPI (TRAJNIMI IM)

NIPT: K97205201P


Trajnimi Im-Qender per trajnime per software te kontabilitetit te informatizuar

RRETH NESH

“Trajnimi Im” është një qendër trajnimesh e specializuar në ofrimin e kurseve profesionale në formatin online ashtu edhe në ambientet tona fizike (nuk ofrohen prej vitit 2020).  Fokusi ynë kryesor është zhvillimi i aftësive në:
Softuerët e kontabilitetit
Fiskalizimi dhe deklarimet e biznesit

Nisma për krijimin e qendrës daton në vitin 1999 dhe u konkretizua me sukses në vitin 2005 me emrin Biznes Plus, nga dy pedagog të shquar në fushën e ekonomisë. Me kalimin e viteve u transformua nën emrin “Trajnimi Im” dhe është konsoliduar si një institucion i besuar, duke zgjeruar shërbimet e tij me konsulencë profesionale për individët dhe bizneset.

Qendra ka ofruar trajnime në zyrë që nga viti 2005 dhe trajnime online prej vitit 2018, duke integruar praktika reale dhe metoda të avancuara mësimore. Kurset zhvillohen nga pedagogë dhe ekspertë me përvojë të gjatë në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Kush përfiton nga trajnimet tona?
Programet tona janë të përshtatura për:
📌 Studentë dhe ekonomistë të rinj që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë dhe të certifikohen për tregun e punës.
📌 Administratorë dhe pronarë biznesesh që synojnë të menaxhojnë më mirë financat dhe fiskalizimin.
📌 Kontabilistë dhe specialistë financiarë që kërkojnë të avancojnë aftësitë profesionale.

Disponueshmëria e Trajnimeve
Kursantët mund t’i ndjekin trajnimet nga çdo qytet i Shqipërisë apo jashtë saj , duke përfituar nga fleksibiliteti i platformave tona online.

Formatet e Kurseve
🔹 Kurse të dedikuara – Cilësi e lartë, program fleksibël, orare të përshtatura.
🔹 Kurse në grupe të vogla – Mësim cilësor, tarifa të arsyeshme, program i përshtatur për grupin.
🔹 Kurse në grupe të mëdha – Orare fikse, kosto të ulëta, metodologji të standardizuar.
🔹 Klasa dixhitale (webinar) – Mësim i pavarur, akses 24/7, çmime ekonomike.

Ekspertiza dhe Angazhimi Ynë
Pedagogët dhe ekspertët tanë janë profesionistë aktivë në institucione publike dhe kompani private, duke sjellë në trajnimet tona përvojën dhe njohuritë më të fundit të tregut. Besojmë se përgatitja cilësore për tregun e punës nuk vjen vetëm nga teoritë akademike, por nga kombinimi i njohurive shkollore me përvojën praktike.

MISIONI

Trajnime për individët dhe sipërmarrësit për  software financiare dhe kontabël , konsulence financiare, këshillim tatimor, shërbime të implementimit dhe  asistencës per bizneset dhe institucionet .​

Trajnimet tona janë të dizajnuara për të ofruar njohuri praktike dhe teorike, duke ju pajisur me aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e tregut dhe për të përmbushur kërkesat ligjore në fushën e fiskalizimit dhe kontabilitetit.

📩 Na kontaktoni për më shumë informacion mbi trajnimet dhe çertifikimet tona.


I-SEKRETARI ONLINE.

Për t’u lidhur me ne, ju lutemi përdorni një nga opsionet e mëposhtme:

Mesazhi juaj do të lexohet në kohë reale dhe stafi ynë do t’ju kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur


II-ORARE. 

a-Trajnimet zhvillohen online.

b- Oraret e kurseve : 9.00-21.00 ; Hënë-Shtunë.


III-ADRESA.

    • ‘Trajnimi Im’,  Lagjia ” Pavarësia”,Vlorë.

IV- PASAPORTA E LEHTËSUESIT

Pasaporta e lehtesuesit, Rudina Lipi (Trajnimi Im)


© 2026 Trajnimi Im. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Sipas Nenit 17 të Ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, e drejta e autorit mbrohet automatikisht pa asnjë formalitet, që nga momenti i krijimit të veprës.