easyPos & easyInvoice – Zgjidhje për fiskalizim dhe faturim elektronik
Aplikacioni easyPos mund të instalohet në çdo kompjuter, tabletë, telefon smartphone apo POS fizik. Është i thjeshtë në përdorim dhe i shpejtë në reagim. Do t’ju duhen pak minuta për ta instaluar dhe do të mund të lëshoni menjëherë faturat e para.
easyPos është një zgjidhje e besueshme, e menduar për çdo lloj biznesi në Shqipëri — nga bizneset e vogla tek korporatat e mëdha. Me të mund të kryeni një sërë veprimesh, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm punën tuaj të përditshme. Më konkretisht, me easyPos-in deklaroni dhe menaxhoni arkën, lëshoni fatura, menaxhoni artikujt dhe magazinën, gjeneroni raporte periodike mbi veprimtarinë tuaj ekonomike e të tjera.
Raporte dhe analiza
- Raporte shitjesh në kohë reale
- Indikatorë financiarë
- Gjurmim detyrimesh ndaj palëve të treta
- Analiza fitimi dhe humbjeje
- Eksport për kontabilitetin
________________________________________________________________________________________________
easyBooks – Program për mbajtjen e kontabilitetit.
Me easyBooks mund të:
- Mbani kontabilitetin e plotë të biznesit tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë.
- Kontabilizoni automatikisht faturat e shitjes dhe blerjes të fiskalizuara.
- Bashkërendoni lëvizjet e bankës dhe arkës me faturat përkatëse duke ngarkuar statement-et direkt në easyBooks.
_______________
easyBar – Zgjidhje profesionale për menaxhimin e bareve dhe restoranteve.
easyBar është një program i dedikuar për menaxhimin e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. Ai ndihmon në organizimin e porosive, menaxhimin e tavolinave dhe optimizimin e punës së stafit, duke u integruar me easyPos për lëshimin e faturave të fiskalizuara.
Gjithashtu, sistemi mund të zgjerohet me module shtesë si Kitchen Display, Thirrja e Kamerierit dhe Portofoli Virtual (RFID/NFC).
_______________
easyPoint – Zgjidhje për menaxhimin e pikave të shitjes.
easyPoint është një zgjidhje për menaxhimin e pikave të ndryshme të shitjes, si markete, supermarkete dhe dyqane të çdo lloji.
Programi mundëson administrimin e shitjeve, artikujve, çmimeve dhe stokut në mënyrë të thjeshtë dhe efikase, duke ndihmuar biznesin të ketë kontroll më të mirë mbi aktivitetin e përditshëm. easyPoint integrohet me aplikacionin easyPos për lëshimin e faturave të fiskalizuara, në përputhje me kërkesat ligjore dhe nevojat e klientit.



