Menaxhimi i Inventarëve përmes Financa 5 – Bootcamp

🎯 Zhvilloni shpejt njohuritë tuaja mbi menaxhimin modern të inventarëve përmes Financa 5!
Përfitoni nga një trajnim intensiv dhe praktik në kohë reale, ku ndërveprimi me profesorët ju mundëson të diskutoni konkretisht mbi çdo çështje të hasur gjatë përdorimit të programit.

📘 Ndiqni kursin: “Inventarët, Kontabiliteti, Menaxhimi dhe Përfitueshmëria e tyre”
Një kurs gjithëpërfshirës që fokusohet jo vetëm në përdorimin teknik të softuerit, por edhe në kuptimin strategjik të rolit që luajnë inventarët në efikasitetin dhe suksesin afatgjatë të një biznesi.

Çfarë do të fitoni?

  • Njohuri praktike mbi menaxhimin dhe kontabilizimin e inventarëve

  • Aftësi për të analizuar dhe optimizuar performancën e tyre

  • Bazat për vendimmarrje të informuar dhe përmirësim të qëndrueshmërisë financiare

💡 Kontabiliteti dhe menaxhimi i saktë i inventarëve janë thelbësorë për të garantuar efikasitet operacional, saktësi financiare dhe për të ofruar njohuri që drejtojnë rritjen dhe zhvillimin e biznesit tuaj.


 

📘 Përshkrimi i Trajnimit

Ky trajnim është konceptuar për të trajtuar në mënyrë praktike dhe të strukturuar të gjitha çështjet e parashikuara në programin më poshtë, me qëllim mbështetjen e përdoruesve të programeve të informatizimit në menaxhimin efikas të inventarëve të bizneseve të tyre.

Trajnimi është i përshtatshëm si për përdoruesit me përvojë fillestare në Financa 5. Njohuritë paraprake mbi programin përbëjnë një avantazh, por nuk janë të domosdoshme. Pjesëmarrësit do të udhëhiqen hap pas hapi në zgjidhjen e situatave konkrete të menaxhimit të inventarit.


⏱️ Orët e Parashikuara

Trajnimi do të zhvillohet në një total prej 5 orësh mësimore, të ndara sipas një kalendari të përcaktuar më parë në rubrikën përkatëse të datave dhe orareve.
Në rast nevoje për diskutime apo sqarime shtesë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë drejtpërdrejt me pedagogun gjatë zhvillimit të sesioneve.

 


 

Programi i Bootcamp-it: Menaxhimi i Inventarëve në Financa 5

  1. Regjistrimi dhe Administrimi i Artikujve

    • Krijimi dhe klasifikimi i artikujve

    • Njësitë matëse, barkodet dhe çmimet

  2. Procesi i Hyrjeve të Mallrave

    • Regjistrimi i faturave të blerjes

    • Hyrjet pa fature (korrigjime, kthime, etj.)

  3. Procesi i Daljeve të Mallrave

    • Shitjet, daljet për konsum të brendshëm, humbjet

    • Menaxhimi i rezervave dhe daljet me dokumente të ndryshme

  4. Konfigurimet Themelore për Menaxhimin e Inventarit

    • Parametrat e magazinës

    • Lidhja me kontabilitetin dhe artikujt me llogarit përkatëse

  5. Raportet Kyçe për Kontrollin e Inventarit

    • Gjendja e artikujve

    • Lëvizjet e detajuara dhe analizat mujore/vjetore

    • Raporte për parashikimin e furnizimeve dhe stokun optimal

  6. Ngarkimi i Shpenzimeve Shtesë në Koston e Artikullit

    • Përfshirja e transportit dhe shpenzimeve të tjera në kosto

    • Rishikimi i çmimit mesatar të artikullit

 

📩 Rezervo vendin tani dhe bëhu gati për të menaxhuar prodhimin me profesionalizëm!