📚 Trajnim Online për Fillestarët
Ky trajnim është i përshtatshëm për individë që janë fillestarë në fushën e tatimeve dhe fiskalizimit, si dhe për ata që kanë njohuri paraprake dhe duan të përmirësojnë aftësitë e tyre. Trajnimi do të zhvillohet online përmes platformës ZOOM, në datat e mëposhtme:
📢 Regjistrohu në Trajnimin Online për “Deklarimet në Shtet dhe Fiskalizimin”
📍 A jeni gati të thelloni njohuritë tuaja mbi deklarimet fiskale dhe fiskalizimin? Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë tuaja profesionale!
Modulet e Trajnimit:
🔹 PJESA 1:
-
Numri i seancave: 5
-
Koha e përshtatur: 10 orë
🔹 PJESA 2:
-
Numri i seancave: 3
-
Koha e përshtatur: 5 orë
📊 Total:
-
Koha e përshtatur: 15 orë
-
Numri i seancave: 8
🔑 Shënime të Rëndësishme:
-
Fleksibilitet në pagesë:
-
Ju mund të ndiqni PJESA 1 dhe më pas të vendosni nëse dëshironi të vazhdoni me PJESA 2. Në këtë mënyrë, pagesa juaj mund të bëhet në 2 këste për një fleksibilitet më të madh.
-
-
Përsëritja e trajnimit:
-
Kursantët që kanë përfunduar trajnimin dhe dëshirojnë ta ndjekin përsëri gjatë vitit 2025, mund ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë. Ju do të beheni pjesë e një klase online në kohë reale, në momentin e prezantimit të kërkesës për të ndjekur përsëri kursin.
-
Ju do të gjeni të gjitha detajet e nevojshme për trajnimin, si kushtet, çmimin, oraret, programin, metodologjinë, etj.
Trajnim është një mundësi e mirë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën e tatimeve dhe kontabilitetit, si dhe për të përmbushur obligimet ligjore si biznes. Ju do të përfitoni njohuri dhe praktikë të dobishme, si dhe do të bashkoheni me një komunitet të profesionistëve të kësaj fushe.
Ky trajnim ju mundëson të mësoni rregullat dhe procedurat e deklarimit të tatimeve në shtet, si dhe procesin e fiskalizimit, i cili ka si qëllim të zvogëlojë evazionin fiskal dhe të rrisë transparencën e transaksioneve.
Në fund të trajnimit, ju do të merrni një certifikatë për ndjekjen e trajnimit, e cila do të jetë e vlefshme për të treguar kualifikimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, ju lutem më shkruani(kurseinfo@gmail.com).
📚 Programi i Kursit: Trajnimi Online për “Deklarimet në Shtet dhe Fiskalizim”
Ky është një program i detajuar dhe i strukturuar për fillestarët që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e tatimeve dhe kontabilitetit, me fokus në procedurat e deklarimeve tatimore dhe fiskalizimin. Ky kurs ofron njohuri praktike mbi proçeset dhe ligjet më të reja të aplikueshme për bizneset.
🔹 PJESA 1: Deklarimet dhe Menaxhimi i Biznesit
-
Çelja e NIPT në QKB
-
Kodi NACE Rev2
-
Deklarimi i tatimit në burim
-
Çelja e punonjësve për herë të parë
-
Deklarimi i pagesës për punonjës të punësuar për herë të parë
-
Ndryshimi i paga e punonjësve
-
Ndryshimet e kartelave të punonjësve – Rasti i largimit të punonjësve
-
Deklarimi i kontratës së qerasë
-
Selfcare: Konfigurimi dhe përdorimi
-
Taksat vendore – Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave
-
Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, Selfcare, e-Tax, QKB dhe Doganës
-
Si të aplikoni për çertifikatën elektronike në AKSHI
-
Si të aplikoni për nënshkrimin elektronik në AKSHI
-
Menaxhimi i arkave të biznesit
-
Menaxhimi i llogarive bankare të biznesit
-
Menaxhimi i inventarit në biznes
-
Ligji i tatimit mbi të ardhurat, Nr 29, 2023
-
Deklarimi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin
🔹 PJESA 2: Fiskalizimi dhe Tatimet e Biznesit
-
Zgjedhja e softwarëve për fiskalizim
-
Programi i fiskalizimit dhe librat e blerjes dhe shitjes
-
Deklarimi mujor në Selfcare – Librat e blerjes dhe shitjes
-
Deklarimi mujor i TVSH-së – Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave
-
Ndryshimet e deklaratave të TVSH për periudhat e shkuara
-
Deklarata vjetore e biznesit – Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin dhe Deklarimi i Pasqyrave Financiare
-
Pasqyrat financiare të biznesit – Dorëzimi dhe analiza
-
Analizë e biznesit për qëllime të fiskalizimit
-
Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj – Integrimi i sistemeve të tjera
-
Ligji i tatimit mbi të ardhurat, Nr 29, 2023
-
Procedurat për lejet e lindjes
-
Pronarët përfitues
-
Inspektoriati Shtetëror i Punës
Përfitimet e kursit.

