Nivel kursi: Nivel Fillestar
Kohëzgjatja: 10 orë trajnim per kurset online ne kohe reale/ ose aktive 365 dite per kurset ne klase dixhitale
Forma: Online ne kohe reale / ose Klase Dixhitale
Certifikim: Certifikatë pjesëmarrje
PROCEDURAT DOGANORE & KONTABILIZIMI
- 1-Përshkrimi i programit
Ky program u dedikohet fillestarëve që duan të kuptojnë nga zero procedurat doganore, fletën doganore, import–eksportin, mënyrën e kontabilizimit, kostot, si edhe detyrimet doganore sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.
Trajnimi kombinon teori, shembuj praktikë dhe ushtrime mbi dokumente reale.
_________________________________________________________________
- 2- Programi i kursit:
- 1-Krahasimi i klasifikimit fiskal me klasifikimin doganor
- 2-Cila deklaratë do të përdoret
- 3-Nomenklatura e Mallit (HS Code)
- 4-Marrja e mostrave dhe analizimi I tyre.
- 5-Regjimet Doganore (IM)
- 6-Eksportet & Libri i Shitjes
- 7-Importet & Libri i Blerjes
- 8-Detyrimi Doganor & Kodi Doganor
- 9-Dogana për Individët & Bizneset
- 10-Modelet e Dokumentave Doganore
- 11-Fiskalizimi i fletës doganore & lëvrimi në sistem
- 12-Kontabilizimi & Rillogaritja e Kostos së Importit
_________________________________________________________________
- 3-Kush mund të përfitojë?
- Fillestarë pa përvojë
- Punonjës finance / kontabiliteti
- Biznese të vogla & të mesme që duan të kuptojnë doganën
- Studentë të financës, kontabilitetit, ekonomikut
- Personat që duan të punojnë në sektorin doganor / logjistik
_________________________________________________________________
- 4-Materiale & metoda
- Materiale ne pdf
- Modele Excel për llogaritje kosto
- Video shpjeguese
- Shembuj praktikë
- Teste në çdo modul
_____________________________
1. Krahasimi i klasifikimit fiskal me klasifikimin doganor.
Shpjegohen dallimet midis klasifikimit fiskal dhe atij doganor, qëllimi i secilit dhe ndikimi që kanë në tatime, TVSH dhe procedurat e importit apo eksportit.
2. Cila deklaratë do të përdoret.
Trajtohen llojet e deklaratave doganore dhe rastet kur përdoret secila prej tyre, në varësi të natyrës së transaksionit dhe regjimit doganor.
3. Nomenklatura e Mallit (HS Code).
Mësohet identifikimi i kodit tarifor (HS Code), rëndësia e tij në klasifikimin e mallrave dhe ndikimi në detyrimet doganore dhe kufizimet tregtare.
4. Marrja e mostrave dhe analizimi i tyre.
Shpjegohen procedurat për marrjen e mostrave nga autoritetet doganore, analizat laboratorike dhe ndikimi i rezultateve në klasifikimin dhe vlerësimin e mallrave.
5. Regjimet Doganore (IM).
Prezantohen regjimet kryesore të importit dhe procedurat për secilin prej tyre, duke shpjeguar detyrimet dhe përfitimet që lidhen me çdo regjim.
6. Eksportet & Libri i Shitjes.
Trajtohet dokumentimi i eksporteve, trajtimi i TVSH-së dhe mënyra e pasqyrimit të tyre në Librin e Shitjes sipas legjislacionit fiskal.
7. Importet & Libri i Blerjes.
Shpjegohet regjistrimi i importeve në Librin e Blerjes, trajtimi i TVSH-së në import dhe dokumentacioni që duhet të administrohet.
8. Detyrimi Doganor & Kodi Doganor.
Analizohen elementët që ndikojnë në llogaritjen e detyrimit doganor, baza ligjore dhe përdorimi praktik i Kodit Doganor në procedurat e zhdoganimit.
9. Dogana për Individët & Bizneset.
Shpjegohen rregullat doganore që zbatohen për individët dhe subjektet tregtare, si edhe detyrimet dhe përjashtimet sipas legjislacionit në fuqi.
10. Modelet e Dokumentave Doganore.
Prezantohen dokumentet kryesore të përdorura në procedurat doganore, mënyra e plotësimit të tyre dhe roli që kanë në procesin e importit dhe eksportit.
11. Fiskalizimi i fletës doganore & lëvrimi në sistem.
Mësohet procesi i fiskalizimit të fletës doganore, regjistrimi i saj në sistemet elektronike dhe pasqyrimi korrekt në administrimin fiskal.
12. Kontabilizimi & Rillogaritja e Kostos së Importit.
Shpjegohet kontabilizimi i importeve dhe llogaritja e kostos reale të mallit duke përfshirë vlerën e blerjes, transportin, sigurimin, detyrimet doganore dhe shpenzimet e tjera shoqëruese.


