PAKETA LOGICAL

1-PROGRAM PER SHITJE NE POS-DYQANE PAKICE

Logipos është program shitjeje për dyqan, market, supermarket dhe rrjete pakice, për menaxhimin e shitjeve apo shërbimeve. Integrohet me sistemin e ri të fiskalizimit dhe me sistemet financiare dhe ERP përmes cloud(Financa 5, Elif Kontabilitet, Alpha Web). Me logipos përpiloni fatura dhe i fiskalizoni ato. logipos lidhet me pajisjet moderne për menaxhimin e marketit dhe dyqaneve të pakicës si peshore rrjeti, skanues barkodesh, ekran për klientët, etj. Me logipos ju mund të menaxhoni shitjet, shërbimet, klientët, marketingun dhe raportet e shitjeve.

LOGIPOS, Lexo me shume

 

2-PROGRAM PER SHITJET NE MOBILE

mcore është aplikacion në android dhe iOS për raporte shitjesh në mobile. Aplikacioni gjeneron grafikë dhe raporte përmbledhëse në smartfon ose tabletë. Integrohet me sistemin e ri të fiskalizimit dhe me sistemet financiare dhe ERP përmes cloud. Merr të dhënat nga sistemet financiare dhe gjeneron raporte shitjesh për ditë, orë, kategori, njësi, operator, dhe faturat e fundit.

mCore. Lexo me shume

 

3- PROGRAM PER REZERVIMIN NE HOTEL

 

E-hotel është program për hotele, për të menaxhuar rezervime dhe prezenca, objekte dhe shërbime, për të plotësuar faturat, fiskalizuar ato me sistemin e fiskalizimit, dhe procesuar pagesat. Me ehotel mund të regjistroni klientë, objekte dhe shërbime dhe krijoni çmime për to. Krijoni strukturë të hotelit me dhoma dhe objekte të tjera. Rezervoni dhomat përmes një kalendari me ngjyra sipas dhomave të lira dhe zëna. Shtoni shërbime në fatura. Regjistroni furnitorë dhe krijoni fatura blerjesh.

e-Hotel. Lexo me shume