I- RREGULLA PËR PAGESAT E KURSEVE DHE KONSULENCËN
- 1-Kurset zhvillohen online në disa forma: kurse të dedikuar, klasa të vogla (2-3 persona), klasa të mëdha (4-10 persona), Webinar (me video)
- 2-Çmimet janë mbi baza orare dhe të formës së kursit që mund të zgjidhni.
- 3-Nuk duhet të realizoni asnjë pagesë pa rakorduar planin e trajnimit (ose konsulencës),orët dhe shumën përkatëse.
- 4-Njëkohësisht nuk duhet të realizoni për asnjë lloj arsyeje pagesa në llogari të tjera. Ne operojmë vetëm me llogari biznesi në banka në Shqipëri.
- 5- Ju duhet të siguroheni për saktësin e IBAN në të cilin jeni duke realizuar pagesë. Në asnjë rast nuk duhet të nxitoheni në realizimin e proçesit të pagesës për të filluar trajnimin.
- 6-Anullim faturash dhe rikthim pagesash nuk aplikojmë. Ju mund të kërkoni një prezantim paraparak për formën e kursit online, nëse nuk jeni të updatuar me mënyrat moderne të komunikimit online. Ju mirëpresim për këtë proçes. Nëse ju ndëroni mendje , atëherë thjesht mund të mos e vazhdoni. Ne operojmë 100% me fatura të fiskalizuara dhe nuk aplikojmë anullime faturash.
- 7-Mund te kerkoni ore shtese per trajnimin tuaj. Ato do te shikohen dhe faturohen sipas nje trajtimi special për Ju.
II- MËNYRAT E PAGESËS
Rekomandojmë që të njiheni me çmimin e plotë të trajnimit tuaj, programin e trajnimit dhe pastaj të zgjidhni njërën prej formave të pagesës:
1-PARAPAGIM NE BANK:
-
- a-SHUMA: Në fillim rakordohet për shumën që do të parapaguani,orët dhe programin
- b-PËRSHKRIMI: ”PARAPAGIM për kursin e zgjedhur, Emër Mbiemër Juaji” tek: ‘RUDINA LIPI (Trajnimi Im)’ , OTP Bank .
- c-RAKORDIMI FINAL: Në momentin që ju do të realizoni parapagimin, duhet të dërgoni një foto të pagesës në WhatsApp të shoqërurar me: ‘Emër Mbiemër, Parapagim’. Në të gjitha rastet, pasi të kontrollohet Banka do t’ju dërgohet faturë e fiskalizuar.
2-PAGESË SIPAS FATURËS
-
- a-SHUMA: Në fillim rakordohet për shumën që do të paguani ,orët dhe programin.
- b-PËRSHKRIMI: ‘Pagesë për ‘nr fature’ të fiskalizuar ‘ e cila ju është dërguar tek: ‘RUDINA LIPI (Trajnimi Im)’ , OTP Bank .
- c-RAKORDIMI FINAL: Në momentin që ju do të realizoni pagimin, duhet të dërgoni një foto të pagesës në WhatsApp.