I-PLANET E BIZNESIT.
Planet e biznesit janë shumë të rëndësishme si për bizneset e reja për të cilat parashikojnë rrugëtimin e tyre edhe për bizneset ekzistuese. Krijimi i planeve të biznesit ju jep mundësi të mendoni seriozisht për të ardhmen e biznesit. Analiza dhe fokusimi juaj në shumë detaje si produktet, shitjet, strategjit, stafet e nevojshme etj që do t’ju çojnë drejt suksesit. Në fund të vitit të parë për të cilin keni ndërtuar një plan biznesi do të mund të krahasoni planin me planifikimin. Kjo ka vlera si për saktesin e parashikimit si edhe për të matur diferencat dhe gjetur shkaqet e ndryshimit. Metodologjia e ndjekur do të përmirësoj strategjit dhe do të shtoj mundësi për sukses të biznesit. Në trajnimet online për ndërtimin e planit të biznesit do të përdoret Microsoft Excel.
II-SIPËRMARRËSIT E RINJ .
Trajnimi për sipërmarrësit e rinj përbëhet prej moduleve të parashikimit të stafit dhe impakti mbi parashikimin financiar të aktivitetit si edhe ndëtimit të detajuar të plan biznesit .
- 1-Në modulin e parë synohet të planfikohet stafi për të realizuar parashikimin financiar nëpërmjet performancës së dëshiruar.
- 2-Në modulin e dytë zhvillohet një plan më i detajuar i biznesit duke mbajtur në konsidertë planifikimin e HR, investimet e ndryshme dhe automatizimin e biznesit.
III-BUSINESS PLAN PRO – KURSE
Business Plan Pro është softuer i krijuar për të ndihmuar sipërmarrësit të krijojnë planet e tyre të biznesit dhe marketingut. Softueri përmban elementë që ndihmojnë pronarët e bizneseve të kryejnë kërkime në industri, të rishikojnë tendencat e tregut dhe të zhvillojnë strategji për të përmbushur objektivat e kompanisë. Business Plan Pro është ideal për bizneset e reja që kanë nevojë për një udhëzues për të ndihmuar në funksionimin e suksesshëm të biznesit të tyre, ose biznes të themeluar që dëshiron të formulojë një plan që do ta çojë kompaninë e tyre në nivelin tjetër.
IV- BANKA ONLINE – KURSE
Në këtë epokë dixhitale rekomandojmë të përfitoni nga avantazhet e përdorimit të teknollogjisë. Ju mund të shmangni qëndrimin në radhë përpara bankës suaj, duke mos harxhuar kohë për të shkuar dhe ardhur nga banka, për të mos kryer transaksione atje dhe për të mos paguar komisione në bankë. Ne nuk përfaqësojmë asnjë bank, por rekomandojmë të përdorni elementët dixhital të bankës me të cilën ju punoni aktualisht brenda kushteve të siguris të rekomanduar nga banka juaj.
V-DIVA – DEKLARATA INDIVIDUALE VJETORE E TE ARDHURAVE
Individet nevojitet te kene njohuri per DIVA, Deklarata Invidividuale Vjetore e te Ardhurave. Si individe ata jane te detyruar per plotesimin e saj per rastet kur e kerkon ligji. Njekohesisht ne te gjitha rastet kur ata nisin nje sipermarrje ose e kane nisur ate nevojitet detyrimisht te njohin DIVA dhe te respektojne elementet ligjor te cilet prekin direkt ose indirekt ata si individe.
VI- PLAN MARKETING
Arsyet për krijimin e një plani marketingu dhe një plani biznesi janë shpesh të ngjashme, por jo identike. Më shpesh, pronarët e bizneseve i krijojnë të dyja për të siguruar financim. Bankat dhe investitorët shpesh kërkojnë plane biznesi dhe marketingu përpara se të pranojnë të huazojnë para ose të investojnë në kompani.Një plan marketingu është një pjesë e një plani biznesi. Kjo është mënyra më e lehtë për të kujtuar ndryshimin midis të dyjave
VII- SELFCARE
Bizneset e reja kane nevoje per konsulence, suport dhe trajnime per perdorimin e selfcare , ndaj ju ofrojme mundesin per te mesuar dhe perdorur me profesionalizem platformen. Njekohesisht edhe bizneset ekzistuese ne fazen e post implementimit te fiskalizimit kane nevoje per trajnime te stafeve te tyre per Selfcare.
VIII – BURIMET NJEREZORE
Planifikimi i burimeve njerezo dhe i performances se tyre. Rekomandohet per bizneset e medha te cilat per te arritur objektivat e tyre kerkojne te planfikojne stafet e deshiruara sipas kualifikimeve perkatese.
IX- HYRJE NE EKONOMI
Individet te cilet duan njohuri fillestare ne ekonomi si edhe gjimnazistest te cilet do te ndjekin studimet ne fushen e ekonomise mund te ndjekin nje trajnim te tille.