KURSE ONLINE

A e keni kompjuterin tuaj te lidhur me internetin ?

Atehere ne vijme online ne qytetin tuaj per tju mesuar

Software te Kontabilitetit te Aplikuar


            Software Financiar dhe Kontabel


 

Format e mësimit nëpërmjet kurseve jane:  të dedikuara, trajnime në klasa si dhe trajnime në webinar.

I-KURSE TE DEDIKUAR

Ne trajnimet e dedikuara ju jeni online ne kohe reale me pedagogun perkates. Pedagogu eshte prezent ne kompjuterin tuaj pergjate gjithe kohes se trajnimit. Ai ju shpjegon dhe auditon ne kompjuterin tuaj pergjate mesimit te programit perkates. Ju ushtroheni se bashku me pedagogun perkates (ne kohe reale).

Nepermjet internetit dhe softwareve remote (teamviewer,anydesk etj) lidhet kompjuteri juaj me ate te profesorit. Ne kete menyre te dy kompjuterat integrohen ne nje ekran te perbashket. Komunikimi me ze realizohet nepermjet softuerit ose ne whatsapp.

Karakteristika te kurseve te dedikuar:

  • Kursi i dedikuar online do te jete 1 kursant—1 instruktor.
  • Seancat e kurseve te planfikuara. Fleksibilitet ne orare
  • Seancat e kurseve do te jene 1 ore/seanca per klasat me 3 seanca ne jave.
  • Komunikimi me ze do te realizohet ne whatsapp ne format audio ose video.
  • Pagesa e kursit. a-Pagese ne fillim  b-Pagese me  keste

 

II-KURSE NE KLASA TE  VOGLA

Ne klasat e vogla (2-4 persona, secili realizon pune te pavarur) perseri do te jeni te lidhur remote, por ne kete rast pervec profesorit do te keni mundesi te komunikoni edhe me studentet e tjere te klases. Ju shihni kompjuterin e pedagogut i cili shpjegon per programin perkates. Pedagogu u tregon nepermjet shembujve praktike rregjistrime konkrete. Jep detyra dhe kontrollon ne intervale te caktuara seancash.  Komunikimi me ze realizohet nepermjet softuerit,video call ose ne whatsapp.

 

Karakteristika te klases se vogel:

  • Klasa do te kete 2-4 persona.
  • Kerkohet adrese e kursanteve ne formen: emermbiemer@gmail.com
  • Seancat e kurseve te planfikuara
  • Seancat e kurseve do te jene 1.5 ore/seanca per klasat me 3 seanca ne jave.
  • Grup i klases ne whatsapp
  • Pagesa e kursit. a-Pagese ne fillim  b-Pagese me keste

III-KLASA TE MEDHA

Ne klasat e medha,(5-10 persona) cdo student ( i grupit) do te ndjek online pedagogun ne kompjuterin e tij . Studenti do te mund te  marre njohuri ne oraret fikse te percaktuara per kursin. Per shkak te numrit te madh te studenteve oraret paracaktohen prej pedagogut. Pedagogu ju tregon nepermjet shembujve praktike rregjistrime konkrete.  Komunikimi me ze realizohet nepermjet softuerit,video call ose ne whatsapp.

 

 

Karakteristika te klases se vogel:

SHKONI NE WEBINAR, DUKE KLIKUAR KETU


Përfitimet e mesimit online janë  të shumta :

1-Ju mund të trajnoheni  dhe te zgjidhni orare te pershtatshme per ju ne intervalin 8.30-22.00 pa pasur  nevojë per te udhëtuar per në klasë. 

2-Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi, tarifa transporti apo leje per te dale nga shtepia.

3-Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive.

4. Ne mund të jemi online në cdo qytet, mjafton te keni linje interneti dhe kufje. Prej vitit 2010 ne ju sherbejme ekonomisteve te rinj, kontabilisteve dhe eksperteve te kontabilitetit ne cdo qytet.

5-Ndikim në mjedis

a-Ndërsa mesimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emetimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.

b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.

6-Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.

7-Nëpërmjet kurseve online , kursantët mund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit.

8-Ju mund të mësoni në komoditetin e vendodhjes suaj.

9-Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online te trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.