
KURSE ONLINE DHE ZYRE
FINANCA 5 STANDARD
Programi i kursit .Kliko këtu
Si zhvillohen kurset për Financa 5 Standard?
1-Nivelet e kurseve : a) Fillestar (A1+A2) ; b) Mesatar (B1+B2) ; c) Avancuar (C1+C2).
2-Fillestaret: Për fillestarët rekomandohen të ndiqet programi në nivelin fillestar dhe mesatar.
3-Format e kursit: Kurse të dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha, kurse në webinar.
4-Koha e kursit: Komunikoni në sekretari online ose whatsapp.
5-Ndërmarrje: Ndërmarrje në dispozicion për tu ushtruar.
6-Procesi i trajnimit: Në proçesin e trajnimit me kursantet do të trajtohen:
- a-situata praktike të cilat ndodhin çdo dite në biznes.
- b-trajtime kontabile të situatave praktike.
- c-trajtime fiskale të rasteve konkrekte.
- d-analizë e proçeseve të punës.
7-Testimi Final: Testim në përfundim të trajnimit.
8-Certifikimi: Në përfundim të trajnimit kursantët çertifikohen për trajnimin e zhvilluar.
NIVELET E KURSEVE
NIVELI A1 – NIVELI BAZË *
Në përfundim të nivelit A1, do të jeni në gjendje të përdorni një software financiar ku të arrini ta organizoni bilancin fillestar te subjektit (i cili eshte dorezuar ne vitin paraardhes ne QKB) si edhe të rregjistroni veprimet e përditëshme në aktivitet. Secili prej jush do të mund të rregjistroj veprimet si blerjet,shitjet, arkat,bankat si edhe të mbani marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët. Raportet e gjendjeve përkatëse në magazinat,situacionet e klienteve, furnitoreve,arkave apo bankave do të mund ti gjeneroni në kohë reale prej programit.
NIVELI A2 – NIVEL I NDËRMJETËM **
Në përfundim të nivelit A2, do të jeni në gjendje të punoni me arkat, bankat në monedha të huaja si edhe kalimin e parave nga arka në bankë dhe anasjelltas.Menaxhimi i arkes eshte nje prej detyrimeve te procesit te fiskalizimit. Moduli i rregjistrimeve të TVSH dhe raportet përkatëse mujore do të jeni në gjendje ti kuptoni,plotësoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore të veprimeve përkatëse. Zgjidhja e problemit të zbritjeve dhe sherbimeve, detyrimi fiskal i biznesit dhe efektet kontabel do të mund ti shihni me më shumë qartësi.Zgjidhja e problemit të inventarit, një detyrim fiskal i biznesit tuaj nëpërmjet përdorimit të barkodeve dhe rregullimet përkatëse të inventarëve do të mund ti zgjidhni me lehtësi. Lexo më shumë…
NIVELI B1 – NIVEL MESATAR ***
Zmadhimi i firmës dhe i punëve të përditshme kërkon edhe përdorimin e programit per veprime si rregjistrimet doganore, llogaritja e amortizimit vjetor. Në përfundim të këtij niveli ju do të jeni në gjendje të punoni me rregjistrimin e veprimeve me Doganën dhe AAGJ (aktivet afatgjata). Ato janë dy momente shumë të rëndësishme të cilat ju do të mësoni të rregjistroni veprimet përkatëse. Konfigurimi dhe rregjistrimi i veprimeve të përditshme për një ndërmarrje prodhimi do të jetë një tjetër aftësi juaja në përfundim të trajnimit për këtë nivel. Lexo më shumë…
NIVEL B2- NIVEL MESATAR ****
Burimet njerëzore janë një tjeter modul i rëndësishëm i programit, tek i cili do të mësoni të rregjistroni veprimet mujore dhe të download raportet përkatëse. Raportet mund të përdoren nga ju edhe në sistemet e tjera si E-TAX, QKB apo të bankave. Në sistemin e firmës suaj (i cili ka emrin e firmës suaj ) ju do te arrini te rregjistroni informacionet tuaja për pagat. Në fund ju do të shikoni efektin kontabël të rregjistrimit të pagave mbi raportin e të ardhura-shpenzimeve të aktivitetit tuaj. Ju sapo keni arritur të krijoni sistemin e firmës suaj i cili gjeneron raporte për të tretët, sistemet e institucioneve dhe bizneseve të tjera me të cilat ju bashkëpunoni.Lexo më shumë…
NIVELI C1 – NIVEL I AVANCUAR *****
Në këtë modul do të realizohet trajtimi i njohurive te avancuara si: shpenzimet e panjohura,formulari i tatim fitimit dhe mbyllja e vitit ushtrimor. Ne grupin e njohurive te avancuara do te shikoni edhe tatimin ne burim si edhe rregjistrimet ne rastet e parapagimit. Analiza, konfigurimi dhe rregjistrimet e përditëshme në lidhje me llogaritë e ortakëve është një tjetër risi në të cilën fokusohemi në këtë modul. Inventari do të ritrajtohet përsëri, duke vleresuar rëndësin e tij ne proçesin e fiskalizimit.Njohuritë për inventarin do të jenë në një nivel më të avacuar duke u thelluar në njohuritë në këtë drejtim.Lexo më shumë…
NIVELI C2 – NIVEL SUPER I AVANCUAR ******
Në këtë nivel trajtohen nivele më të avancuara të njohurive duke u fokusuar në rregjistrime specifike kontabël duke vlerësuar edhe trajtimin e tyre fiskal. Kursantët do të njihen me element të proçesit të fiskalizimit duke vlerësuar ndërveprimin e programit Financa 5 me Selfcare dhe E-Tax. Njëkohësisht do të praktikohen edhe konfigurimet e POS dhe lidhja me Financa 5 Standart. Risi e këtij moduli është trajtimi i disa çështjeve specifike (dedikuar për fillestarët) në ligje të ndryshme: për fiskalizimin, proçedurat tatimore, kontabilitetin dhe shoqëritë tregëtare etj. Lexo më shumë…