Rregjistrohuni për të zhvilluar Kursin e Dedikuar
për Elif Enterprise
RREGJISTRIMI JUAJ
Në trajnim përfshihen këta element:
- 1-Niveli i kursit. Nivel fillestar
- 2-Koha e trajnimit. Kursi përfshin një kohëzgjatje 5 javore.
- 3-Oraret. Kursi zhvillohet 2 seanca në javë.
- 4-Vende. Klasa ka 1 individ
- 5-Rregjistrimi. Kliko ketu
NIVELI A1, NIVEL BAZË *
Në përfundim të nivelit A1, do të jeni në gjendje të përdorni një software financiar ku të arrini ta organizoni bilancin fillestar te subjektit (i cili eshte dorezuar ne vitin paraardhes ne QKB) si edhe të rregjistroni veprimet e përditëshme në aktivitet. Secili prej jush do të mund të rregjistroj veprimet si blerjet,shitjet, arkat,bankat si edhe të mbani marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët. Raportet e gjendjeve përkatëse në magazinat,situacionet e klienteve, furnitoreve,arkave apo bankave do të mund ti gjeneroni në kohë reale prej programit.
NIVELI A2 – NIVEL I NDËRMJETËM **
Në përfundim të nivelit A2, do të jeni në gjendje të punoni me arkat, bankat në monedha të huaja si edhe kalimin e parave nga arka në bankë dhe anasjelltas.Menaxhimi i arkes eshte nje prej detyrimeve te procesit te fiskalizimit. Moduli i rregjistrimeve të TVSH dhe raportet përkatëse mujore do të jeni në gjendje ti kuptoni,plotësoni dhe dowload pas rregjistrimeve mujore të veprimeve përkatëse. Zgjidhja e problemit të zbritjeve dhe sherbimeve, detyrimi fiskal i biznesit dhe efektet kontabel do të mund ti shihni me me shume qartesi.Zgjidhja e problemit të inventarit, nje detyrim fiskal i biznesit tuaj nëpërmjet përdorimit të barkodeve dhe rregullimet përkatëse të inventarëve do të mund ti zgjidhni me lehtësi.