Bizneset nën 5milion

Implementimi i proçesit të fiskalizimit e ka rritur kërkesën e bizneseve për programe kompjuterike.  Kërkesa ligjore për tu menaxhuar janë arka, inventari dhe faturat e shitjeve.

Manaxhimi i inventareve është një kërkesë e vjetër. Duke i shtuar  lëshimin e faturave të fiskalizuara dhe deklarimet e arkës rritet niveli i deklarimit në institucionet tatimore.

Bankat më përpara raportonin vetëm në Bankën e Shqipërisë. Me implementim të fiskalizimit ato raportojnë në kohë reale në instucionet tatimore.

Njëkohësisht në qershor 2022  u miratura ndryshimi ligjor në standardin kontabël numër 15. Ai u pasqyrua në Urdhër 165, datë 13/06/2022.  

Ky ligj  detyron subjektet me qarkullim vjetor më të ulët sesa 5 milionë lekë të dorëzojnë në tatime bilancet e formatit të thjeshtuar. Ky ndryshim ligjor fillon me raportet që do të dorëzohet për vitin 2022.

Shiko SKK 15 i përmirësuar, 2022.

Sic tregohet ne SKK 15 , 60/A (përmirësuar 2022) ka informacion të rëndësishëm për përgatitjen e pasqyrafe financiare.  Kontabiliteti dhe pasqyrat financiare mund të mbahen dhe të përgatiten nga të punësuar të mikronjësisë .

Ata duhet të kenë diplomë në fushën e ekonomisë ose kontabilistë te jashtëm, në kushtet e një kontrate shërbimi.

Objektivi i pasqyrave financiare është të ndihmojë pronarët dhe manaxherë të marrin informacion të vlefshëm për zhvillimin e biznesit. Gjithashtu të ndihmojnë përdoruesit e tjerë të marrin vendime dhe të monitorojnë progresin e vetë mikronjësisë.

Pjesë e kërkesave  të SKK 15 është mbajtja e ditarit në subjektet e ndryshme. Ajo evidentohet në paragrafin 25 ku shprehimisht thuhet: ‘Regjistrimet kronologjike mbahen në librin ditar.  Mikronjësitë mund të mbajnë një ditar të vetëm ose disa ditarë… ‘

Në këtë mënyrë shumë biznese përdorin software për fiskalizimin dhe menaxhojnë inventarët e tyre. Ky informacion shkon në kohë reale në zyrat e kontabilistëve, të cilët vazhdojnë punën me rregjistrimet rregulluese dhe deklarimet e nevojshme në institucionet tatimore.

Biznese të tjerë zgjedhin të përdorin në aktivitetin e tyre software fiskalizimi dhe kontabiliteti, ndërsa kontabilistet e jashtëm të punojnë nëpërmjet lidhjeve remote ose përdorim online të softwarit të firmës. Në këtë mënyrë databaza e të dhënave manaxhohet prej administratoreve të biznesit. Kjo metode ka avantazhin manaxhimit të databazës prej biznesit dhe marrjes së konsulencës së jashtme prej të tjerëve.