ALPHA SHITJE

Alpha Shitje është paketa më e re Alpha e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për proceset e shitjes.

Për kë është kjo paketë?
Paketa Shitje ofrohet për të gjithë bizneset tregtare, të cilat kërkojnë një program vetëm për regjistrimin e shitblerjeve të ditës. Me anë të tyre mund të kontrollohen hyrjet/daljet e magazinës, si dhe gjendja e arkës/bankës.

PROGRAMI I KURSIT

CMIMI PER TRAJNIM

 

 

Çfarë mund të kryeni me Alpha Shitje?
Veprimet në program mund të kryhen nga shitësi, magazinieri dhe administratori. Secili përdorues, sipas detyrave, do të ketë të drejta të:

  • regjistrojë një shitje, blerje apo pagesë duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fature;
  • modifikojë faturën e shitjes duke shtuar logon dhe foto të artikujve;
  • marrë raportin e shitjeve ditor dhe artikujve të shitur;
  • regjistrojë një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota si: kod/kod bar, grupi i artikullit, etj.
  • importojë automatikisht të dhëna masive në program si listë artikujsh me gjendjet e tyre, etj.
  • eksportojë të gjithë listën e faturave, artikujve dhe klientëve në format excel.

Ku ndryshon paketa Shitje nga Start?
Deri më tani paketë fillestare abonimi në Alpha ka qenë paketa Start. Në ndryshim nga paketa Start, paketa Shitje nuk përfshin modulet e Kontabilitetit dhe Raporteve. Gjithashtu, Alpha Shitje ka një çmim më të ulët prej 12 €/muaj për përdorues për abonimet vjetore.

SHIKO DALLIMIN

E

ALPHA SHITJE ME TE TJERET